Në një konferencë për mediat, trajneri i Kombëtares shqiptare, De Biasi, ka publikuar listën e futbollistëve për dy takimet e radhës, miqësoren kundër Marokut dhe ndeshjen e parë të kualifikueseve ndaj Maqedonisë.
Tekniku italian i dha lamtumirën mbrojtësit Lorik Cana duke nënvizuar se veterani nuk do të jetë më kapiten i kuqezinjve.
“Dua të falenderoj Canën për kontributin që ka dhënë tek Kombëtarja. Nga sfida kundër Marokut ai nuk do të jetë më kapiten i kuqezinjve, ndërsa ditët në vijim do të vendosim lojtarin që do mbajë shiritin e liderit”, deklaroi De Biasi.