Sulmuesi kuqezi Rei Manaj është në planet e Interit për të ardhmen dhe pritet të jetë titullar në çerekfinalet e kampionatit me të rinjtë.
Manaj nuk u përfshi në listën e 27 lojtarëve që trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi thirri pak ditë më parë për dy miqësoret e fundit në prag të finaleve të Europianit, por ai do të luajë përballë Palermos të premten. Gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se Manaj kthehet me të rinjtë e Interit si futbollist me eksperiencë në Serinë A, pasi Mançini i besoi atij në katër ndeshje. Pak javë më parë, Manaj fitoi edhe Kupën e Italisë me të rinjtë e Interit, duke shënuar në finale ndaj Juventus