Gianni de Biasi mund të emërohet në postin e trajnerit të Kombëtares së Australisë. Gianni de Biasi është kandidat për postin e selektorit të Kombëtares së Australisë.
De Biasi është aktualisht i lirë pas largimit nga posti i trajnerit të Alavesit në La Ligë.
Kurse, “Sky Sport Italia” raporton se ai mund të transferohet në Australinë e largët për ta udhëhequr ekipin në “Kampionatin botëror 2018”.
De Biasi së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i Crotones.