Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Davide Pecorelli: Shansi i fundit që më shpëtoi nga vdekja

2021/09/27 at 10:08 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Davide Pecorelli: Shansi i fundit që më shpëtoi nga vdekja

Sipërmarrësi italian Davide Pecorelli ka rrëfyer përse sajoi vdekjen në Shqipëri dhe u zhduk për 8 muaj me radhë.

Në një intervistë për median italiane “La Nazione”, Pecorelli ka thënë se u zhduk për shkak të problemeve financiare që ai kishte me bankat, pasi biznesi i tij filloi të falimentonte për shkak të pandemisë së Covid-19.

“U persekutova nga kreditorët. Kohët e fundit më kishin kërkuar dyqanin Sansepolcro duke më kërcënuar. Isha pa asnjë Euro në xhep. As për karburant nuk kisha. Kisha futur në telashe edhe partneren time. Më vriste ndërgjegjia për fëmijët e mi. Babai më ka mësuar gjithmonë që ta paguaj borxhet deri në qindarkën e fundit, por për fat të keq kriza nga Covid më shkatërroi”, thotë ai.

-Donit t’i jepnit fund?

Pecorelli: Kur u nisa për në Shqipëri jo. Kërkova një shans të fundit. Fillimisht në Shkodër e në Tiranë duke u përpjekur të shisja produkte kozmetike dhe një aparaturë me vlerë 100 mijë Euro. Pastaj në Pukë.

-Po më pas?

Pecorelli: Kërkova një prift për t’u rrëfyer. Do t’i jepja fund jetës. I kisha humbur shpresat. Prifti tha se kishte një opsion tjetër.

-Pra ishte ai që propozoi të organizonit vdekjen?

Pecorelli: Po, më ndihmoi dhe ai. Por nuk është e vërtetë që i morëm eshtrat nga një varr tjetër. Makinën duhet ta hidhnim nga shkëmbi, por nuk mundëm ta shtynim poshtë.

-Si quhet prifti?

Pecorelli: Nuk do ta tregoj kurrë.

-U tha se ishit në Medjugorie, por dolët në Vlorë?

Pecorelli: Prifti më tha se mund të shkoja në një vend ku askush nuk do të më kërkonte. Për 4 muaj kam qarë.

-Po në Vlorë?

Pecorelli: Është e vërtetë, kam qenë atje, por nga data 7 Maj.

-U kthyet në Itali më 12 Shtator. Përse?

Pecorelli: Për thesarin. Mbërrita në Romë me autobusin e pelegrinëve. Mora para nga një bankomat, shkova në Grosseto dhe më pas në Giglio. Të martën mora me qira gomonen dhe u nisa drejt Montecristo, aty ku është zona e parë ku gjenden monedhat.

-Duket si një histori që ka më shumë të fshehta. A është kështu?

Pecorelli: Absolutisht jo. Kam patur të bëj me njerëz të besueshëm që e kanë studiuar këtë gjë për më shumë se 50 vjet.

-Po pse pikërisht ty?

Pecorelli: Ndoshta e kanë parë se isha i vetmi që mund të realizoja një plan të tillë. Nuk kisha asgjë për të humbur.

-Shqipëria mund të marrë masa kundër jush për krimet që keni bërë. A jeni i shqetësuar?

Pecorelli: Po.

-Po tani?

Pecorelli: Tani do të përpiqem të rifilloj jetën normale mes vështirësive të shumta që kam hasur me kthimin tim. Nuk do të jem më sipërmarrës në Itali. Po mendoj të hap një shoqatë për të mbështetur sipërmarrësit.

-Me çfarë parash?

Pecorelli: Karabinierët gjetën çelësat e garazhdit që kam marrë me qira në Porto Santo Stefano ku do të mbaja thesarin. I kanë të gjitha videot dhe hartat. Kërkova ekspertin e monedhave të vjetra dhe ai tha është e pabesueshme ajo që ke zbuluar. Më 23 Shtator kishim një takim në një hotel në Arrezo. Por ata më kapën.

-Dhe me atë thesar të paligjshëm çfarë do të bëje?

Pecorelli: Kisha lënë takim me një person për të shitur arin në Firence.

-Pra, sipas llogarisë tuaj ka ende diçka që mungon?

Pecorelli: Ditën që ata më kapën, unë shkova ta merrja. Karabinierët më panë në Cala Maestra, bëra sikur më kishte mbaruar benzina.

-Bazuar në zbulimin që keni bërë, çfarë keni ndërmend të bëni tani?

Pecorelli: Jam i bindur se më në fund do të gjej qetësinë për jetën time dhe familjen time.

-Shkrimtar me emrin Cristiano në Vlorë dhe gjeologu Giuseppe me dokumente false. Keni ndryshuar identitet?

Pecorelli: Dokumentin Giuseppe ma ka lënë ai dikur sepse duhej të më paguante për dhomën e hotelit. E përdora duke vendosur foton time dhe profesionin, gjeolog.

-Gjithçka duket paksa e ekzagjeruar…

Pecorelli: Këndvështrimi im për jetën ka qenë gjithmonë ndryshe, përndryshe unë nuk do të kisha krijuar një ekip futbolli 10 vite më parë, Longobarda.

-Keni lidhje me trafikun e drogës Shqipëri-Itali?

Pecorelli: Absolutisht që jo. Ata që më njohin mirë e dinë se çfarë kam bërë unë në të kaluarën kundër drogtës. I refuzoj ata që kanë ngritur këtë skenar. / Tv Klan

Etiketa: Davide Pecorelliitalishqiperi

Ju sugjerojmë

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
Bota

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

13 Korrik, 2025 9:05 am
Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Para
Reciprociteti/ SHBA do të jetë pjesë e negociatave Kosovë-Serbi

Reciprociteti/ SHBA do të jetë pjesë e negociatave Kosovë-Serbi

Përplasjet Rama-Kurti, flet Haxhiu: Albini synon bashkimin Kosovë-Shqipëri

Përplasjet Rama-Kurti, flet Haxhiu: Albini synon bashkimin Kosovë-Shqipëri

Berisha non grata nga SHBA, Rama: Unë di dhe gjera të tjera

Berisha non grata nga SHBA, Rama: Unë di dhe gjera të tjera

TE FUNDIT

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
13 Korrik, 2025

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, në vitet ’60, analistët e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) vërejtën një mjet...

Lexo më shumë

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
13 Korrik, 2025

Werner Daum një diplomat gjerman, jurist dhe autor botimesh mbi historinë e kulturës, ndërroi jetë gjatë një vizite në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
13 Korrik, 2025

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris u pranuan në listën e objekteve të...

Lexo më shumë

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme do të mbahet përpjekja e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca në Kuvend, do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com