Luis Suarez po e shikon të ardhmen e tij larg klubit të Barcelonës.
Sipas “Esport 3”, David Beckham, i cili është pronari i i klubit të Miamit ka shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit uruguaian.
Miami do t’i bashkohet Major League Soccer nga viti 2020.
Beckham dëshiron të sjellë përforcime për të krijuar një ekip të denjë që mund të luftojë edhe për titullin e kampionit.
Suarez nuk ka kaluar një periudhë të mirë te Barcelona, pasi ka pësuar shumë dëmtime./ Opinion.al E.Xh.