Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se zgjedhjet lokale do të shtyhen për në datën 13 tetor.
Rama është shprehur në reagimin e tij, se data e vetme e zgjedhjeve lokale është 30 qershori, ndërsa ka ironizuar duke u shprehur se data e 13 tetorit ka dalë nga “filxhani i revolucionit”.
Reagimi
A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM
PRODUCIT EFFECTUM 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH./ Opinion.al E.Xh.