Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, policia ka evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.
Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë./ Opinion.al