Që Turi dhe Orinda do të organizojnë një dasmë të veçantë, kjo nuk është më mister, pasi të dy kanë rrëfyer shumë detaje të sajat në televizione. Na ato çfarë kemi dëgjuar është e sigurt që çifti ka menduar një dasmë larg të zakonshmes dhe këtë e dhanë me prova që te ftesat e veçanta të dasmës.
Keni parë ndonjëherë ftesa dasme bosh? Pa asnjë të dhënë, pas asnjë shkrim por thjesht të zbukuruara? Të tilla ftesa kanë marrë edhe të ftuarit në dasmën e shumëpritur, një kontenier të vogël i zbukuruar me lule livando dhe me një letër të shkruajtur “skano dhe zbulo”. Epo mjaft origjinale kjo ide të cilën çifti e ka mirëmenduar. Data 27 korrik, duket se do të rezervojë surpriza të mëdha për të gjithë të ftuarit e kësaj dasme.