Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuritë e pafundme të Alber Kamy

2016/01/08 at 11:07 AM
në Komente
Kohë leximi: 5 min
A A
Dashuritë e pafundme të Alber Kamy

E dashura ime
Në mes të urrejtjes, kam gjetur se aty ishte, brenda meje, një dashuri e pathyeshme.
Në mes të lotëve, kam gjetur se aty ishte, brenda meje, një buzëqeshje e pathyeshme.
Në mes të kaosit, kam gjetur se aty ishte, brenda meje, një qetësi e pathyeshme. Kam kuptuar, përmes të gjithash se …
Në mes të dimrit, kam gjetur se aty ishte, brenda meje, një verë e pamposhtur. Dhe kjo më bën të lumtur. Sepse më thotë se pa marrë parasysh sa shumë bota shtyn kundra meje, brenda meje, ka diçka më të fortë – diçka më të mirë, duke i shtyrë të gjitha mbrapsht
Sinqerisht i juaji, Albert Kamy ”
Këto rradhë të shkruara prej një prej shkrimtarëve më të mëdhenj që bota ka njohur, nuk munden ti thonë të gjitha për talentin e tij. Veçse pos librave, Albert Kamysë i pëlqente edhe të shkruante letra dashurie. Ai ishte një njeri i fiksuar pas marrëdhënieve me gra të ndryshme. Lidhjet e vazhdueshme me femra të tjera do të çonin gruan e tij të dytë, Francinën, drej çmendurisë.
Në vitin 1934, Kamy u martua me Simone Hie, por martesa përfundoi si pasojë e tradhëtive të të dyve. Në vitin 1940 Kamy u martua me Francine Faure, një pianiste dhe matematiciene. Edhe pse e donte atë, Kamy argumentonte me pasion kundër institucionit të martesës, duke hedhur poshtë atë si të panatyrshme. Edhe pasi Francine lindi binjakët, Catherine dhe Jean, më 5 shtator 1945 ai vazhdoi të bënte shaka me miqtë, se nuk ishte i prerë për martesë.
Kamy pati marrëdhënie të shumta jashtëmartesore, më e njohura syresh, qe shkak se qe tejet publike ishte ajo me aktoren spanjolle María Casares.  Në datën 29 dhjetor ai i shkruante të dashurës së tij, duke e lajmëruar se po kthehej në Paris nga Lourmarin, ku kishte kaluar pushimet e verës me të shoqen dhe fëmijët: “Kjo ndarje e shëmtuar të paktën na ka bërë ne të ndjejmë më shumë se kurrë nevojën që kemi për njëri tjetrin”, shkruante Kamy.
“E dija edhe më parë, por e di tani edhe më mirë. I bekoj nevojat e mia dhe ju pres, plot forcë dhe pasion, po, unë ju pres, e dashura ime, vajza ime e vogël me flokë të arta, e shtrenjta e dashur “. Ditën tjetër, ai shkruante: Po ju dërgoj një tufë dëshirash, dhe mbase jeta do ti spërkasë tek ty gjatë gjithë vitit, për t’ju dhënë atë shprehje të këndshme që unë e kam dashur për kaq shumë vite, por unë e dua fytyrën tuaj edhe kur ajo është e shqetësuar apo në ndonjë mënyrë tjetër. Shihemi së shpejti, e shkëlqyera ime, Jam kaq i lumtur nga ideja që do ju shoh sërish sa ndërkohë që ju shkruaj po qesh… Ju puth dhe ju përqafoj fort deri të martën kur gjithçka mund të rinisë nga e para”.
Ditën tjetër më, 31 dhjetor, ai i shkroi një tjetër letër ku thoshte: “Por tani po kthehem, dhe jam i lumtur për këtë. Kështu, do të shihemi të martën, e dashura ime, po ju puth tashmë dhe ju bekoj nga thellësia e zemrës sime.” Mbas kësaj, është shkruar edhe një letër tjetër, që është dërguar në New York. Ka diçka mjaft të rëndësishme për këto letra: ato i dërgohen grave të ndryshme.


E para i dërgohet Misë një piktore e re; e dyta i dërgohet aktores Catherine Sellers; dhe e treta një aktoreje me famë ndërkombëtare me të cilën kishte një lidhje 16-vjeçare; dhe e katërta për për një femër amerikane, Patricia Blake. Mandej, ka edhe një letër tjetër, që i shkruhet ‘Yvonës’ me të cilën ai kishte një lidhje pasionante, në prag të martesës së tij: Mbase po e humbas jetën time. Dua të them që do të martohem me F’ “E megjithëse Francine ishte nëna e Catherine Camus, e bija nuk e kundërshtoi botimin e letrave në vitin 1997.

Mi, e cila mori letrën e parë të atij dhjetori, ishte një piktore e re. Kamy e takoi atë në mënyrë krejt tradicionale, duke e çuar atë në “Kafe Flore”, në Saint Germain des Pres në vitin 1957. Ajo ishte një nga femrat e rralla me të cilin ai kishte të përbashkët pasionin për futbollin. Kamy e kishte takuar Maria Casares, yllin e mëvonshëm të Orfeut të Cocteau-së, por që në atë kohë një aktore e njohur, më 1944. Ajo, ishte vajza e një pasaniku republikan spanjoll, një refugjat që ikte nga Franko. Maria qe një grua inteligjente dhe pasionante. Ajo ndoshta ka qenë e vetmja e dashur e tij me të cilën ai kishte një marrëdhënie të barabartë: në qoftë se ai ishte një Don Zhuan, ajo ishte një Don Zhuane. Letra e dërguar për New York ishte për Patricia Blake, të cilën Kamy e takoi kur vizitoi SHBA-të më 1946. Atëkohë, Patricia ishte 20 vjeç dhe punonte për “Vogue”. Ajo u bë udhëzuesi i tij nëpër qytet, dhe qe e impresionuar fillimisht nga distanca xhentile që ai mbante me partneren e tij kur kërcente fokstrot. Patricia dhe Kamy po hanin darkë bashkë në Paris, në vitin 1957, kur ai mori lajmin se kishte fituar Çmimin Nobel.
Kamy do ti rrëfente se ndjehej si i mbytur. Por lidhjet e pafundme me femra të ndryshme ai nuk i pati vetëm pas martesës. Madje, në kohën që bënte përgatitjet e dasmës me Francinën, Kamy ia doli mbanë ti mbante të dashurat e tij me justifikime dashurie hutuese dhe ledhatuese.
Në një letër dërguar të dashurës së tij, Yvonne Ducaila, ai thjeshtë i rrëshqiste bisedës rreth martesës që do bënte. “Kur gjithë kjo vranësirë dhe këto re të ikin, unë do të mundem të shoh më qartë…. Po e ndjej dhe po e shpesh shumë keq këtë, por është shumë e thjeshtë të them se jam i lumtur, kur ndjej prezencën tënde në jeten time… Nuk mundem të shkruaj shpesh apo shumë, por dua të më besosh…”

Të dashura apo mikesha, rrethi miqësor i afërt i Kamysë, ishin kryesisht femra, siç ai e pranon vetë një tjetër prej të dashurave, Lucette Meurer, në një letër të vitit 1938. “Njerëzit më tërheqin mua për aq sa ata janë të dhënë pas jetës dhe të dhënë pas lumturisë. Kjo është ndoshta arsyeja pse unë kam më shumë mikesha gra se miq meshkuj.”

Ai mendonte se një miqësi mes një gruaje e një burri ka gjithnjë “diçka ekuivoke, një lloj loje të dyfishtë, që i falsifikon ndjenjat në burimin e tyre, ndaj mendoj se ka shumë pak meshkuj që arrijnë ti kuptojnë qartësisht deshirat e tyre për të ditur ku është fillimi e ku është fundi”. Të dashurat e Kamysë e kanë kuptuar se ai ishte i angazhuar me gruan e tij Francine, një grua depresive, mbi të cilin ai bazon e “Rënies”, një personazh që e hedh veten në Senë. Siç i shkruante Katherine Sellers, qëndrimi i tij ndaj partnereve ishte ambig dhe i ndryshueshëm.
“Gjithë jetën time, kur dikush më është ngjitur shumë, unë kam bërë gjithccka për ti kthyer shpinën”. Kamy vdiq më 4 janar 1960 në moshën 46 vjeçare, në një aksident me makinë pranë Sens, në Le Grand Fossard në qytetin e vogël të Villeblevin. Në xhepin e palltos së tij u gjet një biletë treni e papërdorur. Ai kishte planifikuar të udhëtonte me tren me gruan dhe fëmijët e tij, por në momentin e fundit ai pranoi propozimin e botuesit të tij për të udhëtuar me të.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
6 shenjat kur ai të do dhe s’ta thotë dot

6 shenjat kur ai të do dhe s'ta thotë dot

Shikoni sa është plakur Mogli

Shikoni sa është plakur Mogli

Këshilla/Përgatiten në shtëpi dhe ndihmojnë organizmin të shkrijë dhjamin

Këshilla/Përgatiten në shtëpi dhe ndihmojnë organizmin të shkrijë dhjamin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut
13 Maj, 2025

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se organet më të larta drejtuese të partisë kanë vendosur të tërhiqen...

Lexo më shumë

Tiranë, pezullohet për disa orë procesi i numërimit të votave

Përfundon numërimi në Bashkinë Has, kryeson koalicioni PD-ASHM
13 Maj, 2025

Qarku i Tiranës është i vetmi që ka mbetur për të vijuar me numërimin e votave të hedhura për subjektet...

Lexo më shumë

Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë

Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike, ku dhe këtë herë si vitet e...

Lexo më shumë

Arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë/Policia: U vetëplagos me armë zjarri,por në spital…

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
13 Maj, 2025

Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili u paraqit me plagë në trup në spitalin e Lushnjës. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com