Dashuri në kohën e koronavirusit.
Kjo është fjalia e parë që të vjen ndërmend, teksa sheh këto fotografi prekëse që janë publikuar sot në mediat e huaja. Në to shfaqet një çift i moshuar të cilët komunikojnë mes tyre nëpërmjet një xhami.
Gene Campbell, 89 vjeç, është vendosur në karantinë në Kirkland të SHBA-së, pasi është infektuar nga koronavirusi. Ndërsa, e shoqja, Dorothy e viziton çdo ditë, e shoqëruar nga i biri dhe një infermiere.
Kujtojmë se deri më tani virusi ka shkaktuar mbi 3200 viktima dhe ka infektuar afro 10.000 njerëz në të gjithë botën. Por përtej shifrave dhe studimeve, pamje të tilla që tregojnë fatet njerëzore, mes dhimbjes së ndarjes dhe frikës nga ky virus i panjohur, janë fytyra e vërtetë e koronavirusit./Opinion.al