Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria nuk ka qëllime. Preç Zogaj “zgjohet” vrullshëm në prozë

2019/12/24 at 12:19 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 6 min
A A
Dashuria nuk ka qëllime. Preç Zogaj “zgjohet” vrullshëm në prozë

Nga: MËHILL TANUSHI


Preç-poeti, siç e cilësonte Ndoc Gjetja, na ka befasuar me romanin e tij të fundit “Anjeza nuk u zgjua”, jo se kishte ndokush pikë dyshimi në aftësinë e tij si mjeshtër i fjalës, por tek dilema e mjergullt e interferencës ndërmjet poezisë dhe prozës, këtyre dy shtyllave kaq të afërta, por dhe të largëta, që mbajnë në këmbë artin e të shkruarit që Zogaj ndër vite i ka lëvruar me sukses. Në letërsinë shqipe dhe atë botërore njihen poetë të mëdhenj dhe prozatorë të mëdhenj, por ndodh shumë rrallë që i njëjti sukses t’i shkojë të njëjtit autor për të dyja gjinitë. Dihet që sprovat e para pothuaj të gjithë shkrimtarët i kanë nisur në vargje dhe pastaj kanë kuptuar se talenti i tyre është ose poezia ose proza dhe kanë vazhduar të ecin në shtegun që janë ndjerë më të sigurt. Zogaj deri më tash, sidomos këto 30 vitet e fundit, ka bërë me dinjitet dhe pa u zhyer (ndër të paktët që kaloi nëpër lumin e turbullt plot baltë të kësaj kohe dhe doli përtej i pastër) edhe politikanin edhe gazetarin edhe publicistin, edhe njeriun e mirë, por kur duhet për ta thirrur me një emër arti, ai është poeti Preç Zogaj. Padyshim një ndër më të mirë që ka letërsia shqipe sot. Pra, e thënë më qartë, a mundet që një poet shumë i mirë të jetë njëherazi edhe një romancier shumë i mirë, pa rënë në kurthin e prozës poetike? A e ka rrëzuar Zogaj me artin e tij këtë pikëpyetje? Duke lexuar romanin “Anjeza nuk u zgjua” krijon bindjen se po. Edhe shkrimtari Rudolf Marku e quan të kapërcyer këtë dilemë kur vlerëson se autori ka shkruar një prozë thellësisht realiste, larg çdo ngasje të joshjeve nga këngët e sirenave të poezisë.

“Anjeza nuk u zgjua” është një skaner i hollësishëm deri në thërrmijat e indeve të jetës nën diktaturë. Ngjarjet zhvillohen në një truall real dhe po aq reale janë edhe personazhet. Në atë kohë jeta zhvillohej gjithandej pothuaj njëlloj, brenda disa kornizave fikse. Lexuesi që e ka jetuar sistemin komunist ecën lirshëm nëpër ngjarje, situata, marrëdhënie, apo gjendje shpirtërore pa u penguar askund, sepse ka njohur nga afër në fshatin, qytetin apo zonën e tij, një vajzë si Anjeza Jakaj, një djalë si  David Gjika, një sekretar partie si Gjin Pepkoka, një të plotfuqishëm të zonë si Sandër Luku, apo një thurës kurthesh të liga si Arjan Luna. Me kaq realizëm përshkruhen ngjarjet sa në intuitën e lexuesit Patalana e Lezhës mund të ishte fare mirë Shtoj i Shkodrës, Kanina e Vlorës apo Tushemishti i Pogradecit, sikurse edhe personazhet mund të kishin emra të tjerë. Sigurisht realizmi nuk i jep romanit statusin biografik, pasi autori si mjeshter i përshkrimit ka përdorur me masë dhe me shumë finesë trillin artistik. Ndërkohë që lexuesit e rinj të lindur pas viteve ’90-të, pse jo edhe brezat e tjerë që do vijnë, do ta gjejë njëlloj tërheqëse këtë vepër, sepse sa më larg të ikim në kohë nga periudha komuniste, aq më interesante dhe intriguese do të jenë ngjarjet nën diktaturë.

Subjekti është i thjeshtë. Dashuria pa kushte mes dy të rinjve, Anjezës dhe Davidit. Një ndjenjë që ka ulje-ngritjet e veta, herë në formën e një dashurie platonike e herë me përjetime marramendëse deri në ekstazë, por që për asnjë çast nuk u zbe sado pak, as gjatë pauzës së kësaj marrëdhënie kur Anjezës i duhej një dorë nga njerëz me peshë “për të çarë në pyllin plot me ferra, driza dhe kafshë të egra të artit”, as kur ajo kishte rënë në grackën e përdhunimit modern dhe endej si fantazmë midis jetës dhe vdekjes. Duke e lartësuar Davidin si heroin mbi moralin e kohës, autori përkufizon kuptimin e përjetshëm të ndjenjës: “Dashuria nuk ka qëllime”. Njëlloj si një ampulë e thyer që humb sterilitetin dhe bëhet e papërdorshme, edhe dashuria infektohet nga qëllimi, interesi dhe ndërhyrja  gjithfarëllojshe.

Romani “Anjeza nuk u zgjua”, edhe pse voluminoz, të mban të mbërthyer nga faqja e parë deri në të fundit. Si mjeshtër i përshkrimit, Zogaj nuk vrapon mbi sipërfaqe të ngjarjeve dhe situatave, por ndalet e qëmton hollësishëm mbi detaje, gjendje, refleksione. Kjo ka bërë që artistikisht në vepër të mos veçosh personazhet kryesore nga ato episodike. Autori u ka dhënë të njëjtën peshë, për të mos thënë se këto të fundit  i ka “gatuar” me materialin artistik më të fortë e më të shëndetshëm, i vetëdijshëm në rëndësinë e nyjeve lidhëse të veprës. Kolë Jakaj, babai i Anjezës zë fare pak hapësirë në libër, vetëm disa radhë diku nga fundi, por figura e tij mbetet e pashlyer në memorien e lexuesit sepse është gdhendur mjeshtërisht. Në përballjen me Davidin që “kishte ditur gjithmonë diçka për marrëdhënien  e tij me të bijën” Kola lartësohet si një monument i burrit fisnik  i vendosur në udhëkryqin midis malësorit krenar dhe babait të dhembshur. Drama e brendshme shpirtërore e të atit për fatin e së bijës e ka ligështuar disi duke ia rrëzuar vështrimin përdhe. Ai vjen me “një valë me rrudha që i ngrihet dhe i tretet në thellësi të ballit si grimasa e një pasigurie të pashpjegueshme” dhe largohet me “një ecje si në stinën me erë të dimrit, me një sup të kthyer përpara si bash anijeje, me tjetrin të tërhequr prapa që dukej pak më i lartë. Po çante përpara përmes një pengese që nuk ishte era”.  Po kështu autori vetëm me një fjali të shkurtër “sytë e nënës janë më shumë se dy” simbolizon jo vetëm  kujdesin e nënës së Davidit për të birin, por portretizon shqetësimin e përligjur e të përbotshëm të çdo nëne. Thënë ndryshe në këtë roman nuk ka personazhe të vogla e të mëdha, të rëndësishme apo më pak të rëndësishme. Si gurët e themelit që mbajnë në këmbë  një ndërtesë, ka vetëm personazhe të domosdoshme.

Një e veçantë tjetër dalluese e këtij romani janë “grackat” artistike që ngre autori herë pas here, duke i futur zhvillimet nëpër degëzime që lexuesi mund t’i paramendojë ndryshe. Kurbat e ecjes nëpër konflikte nuk ndjekin gjithmonë shtigjet nga i paramendon lexuesi dhe kjo i bën më tërheqëse e më interesante ngjarjet. Takimin sqarues të Davidit me Arjan Lunën për aktin tragjik të përdhunimit të Anjezës pakkush e mendon aq “miqësor”. Lexuesi i thjeshtë e parashikon të egër, goditës, pse jo deri dramatik reagimin e Davidit, kur dihej se shkaktari i gropës ku u fundos Anjeza ishte Arjani, pabesia e tij. Autori zgjedh një hakmarrje tjetër për të, zhburrërimin, ndoshta më e rëndë se një hakmarrje fizike kur thotë se “Njeriu është fatkeq, por nuk është fajtor se nuk bëhet dot burrë”. Në pozicionin e tij si shërbëtor i të mëdhenjve Arjani tani s’ka ç’të bëj më, ngado që ta analizojë e sado që ta bëjë veten plehrë.

Jo pa qëllim autori e ka mënjanuar dënimin e përdhunuesve të Anjezës, duke ia lënë vlerësimit dhe gjykimit të lexuesit. Edhe po të tentohej në të vërtetë kjo do të ishte një përpjekje e pamundur. Ngjarja kishte ndodhur në një shtet diktatorial dhe Visi e Koli duke qenë se ishin nga sferat e larta do të gjenin plot alibi. “Dihej si përfundonin këto histori, vajza do të turpërohej për jetë edhe po të vareshin në litar përdhunuesit… Viktimës i numërohen dobësitë. Ky zakon, i trashë dhe i lig, kishte zënë vend, çuditërisht, në standardet e gjykimit të racës njerëzore”, shënon autori. Të zhgënjehesh a të vritesh në mirëbesim, apo të jetosh pa mirëbesim. Të dyja janë mizore. Anjeza kishte zgjedhur që çastin e fundit, ta shijonte e përqafuar me engjëllin e saj…

Pa u zgjatur, gjuha e pasur dhe intensiteti i ngjarjeve dhe personazheve i japin lexuesit një kënaqësi të veçantë estetike. Preç Zogaj tash nuk është vetëm Preç-poeti, por edhe  shkrimtari Zogaj.  Jo se nuk ka qenë, por tani është kapur fort pas këtyre të dy shtyllave të letërsisë, me tendencën për t’u  ngjitur i sigurt drejt majave.



Ju sugjerojmë

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Auto-Skicë
Kryesore

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

15 Tetor, 2025 10:38 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
Para
Dritëhijet e projektit të ri të Unazës

Si e nxorri INSTAT, Shqipërinë më të pasur se Rumania dhe Serbia

Gjykata jep masën e sigurisë për Aleksandër Gjokën

Gjykata jep masën e sigurisë për Aleksandër Gjokën

Amnistia e fundvitit, lirohen 28 gra

Amnistia e fundvitit, lirohen 28 gra
















TE FUNDIT

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama  ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe nga puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
15 Tetor, 2025

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
15 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë veprimtarish...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

Auto-Skicë
15 Tetor, 2025

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është përballur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi në mbledhjen e kryetarëve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com