Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Dashuria” në facebook/ Vajza i zhvat djalit 60 milionë Lekë, me premtimin për martesë

2017/09/28 at 10:15 AM
në Aktualitet, Kronikë, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dashuria” në facebook/ Vajza i zhvat djalit 60 milionë Lekë, me premtimin për martesë

Një djalë ka rënë pre e një mashtrimi në rrjetet sociale. Barush Ahmeti, nga fshati Kullë i Durrësit është njohur në facebook me 27-vjeçaren Enertila Beqja nga fshati Manëz, 7 kilometra larg njëri-tjetrit.

Për tre vjet ata kanë qenë të dashur virtual, por asnjeherë nuk janë takuar. Djali i ka dërguar herë pas here para vajzës dhe për 3 vite ajo i ka zhvatur 60 milionë lekë. Një takim i dështuar në Milano dhe presioni i vëllezërve të tij ka bërë që djali më fund të kuptojë se është duke u mashtruar. Ai ka denoncuar në polici të dashurën virtuale. Policia tha se e ka arrestuar vajzën 27 vjeçe nga Manza, Enertila Beqja.

Jo vetëm vajza ka mashtruar djalin, por edhe ky i fundit ka mashtruar vëllezërit e tij që ndodhen jashtë shtetit. Barushi me origjinë nga Hasi, me banim në fshatin Kullë të Durrësit, me detyrë përgjegjës i postës së fshatit ka thënë dëshminë për policinë.

Lexojeni më poshtë si është mashtruar 30 vjecari

Ne u njohëm në vitin 2015 në “Facebook” dhe ajo më thoshte që ishte bionde e bukur. Atë fotografi kishte vendosur edhe në foton e profilit dhe pasi folëm disa herë unë u dashurova pas saj. E kisha seriozisht ishte vajza me të cilën do martohesha.
Më tha që jetonte dhe ishte emigrante në Itali. Më tha që familja e saj kishte disa vështirësi ekonomike dhe fillimisht më kërkoi lekë. Ja kam nisur me Ëestern Union. Nisa 1 mijë euro në emrin e saj. Më pas më kërkonte lekë vazhdimisht sepse më thoshte që donte të krijonte besim tek unë. Më thoshte se do të m’i kthente. I kam dërguar 10 mijë euro me Ëestern Union, prej vitit 2015. Më tha njëherë se ishte sëmurë dhe unë u nisa për në Itali. Kur shkova në Itali, më tha që të kthehesha se kishte ardhur në Shqipëri. Shkova në Itali e nuk e gjeta. Më thoshte që jetonte në qytet në Durrës, dhe nuk e linin prindërit të dilte jashtë të takonte asnjë njeri. Më thoshte që e mbanin të mbyllur brenda katër mureve.

Për të vërtetuar dashurinë time karshi saj më tha se në Manëz kishte një teze, që ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe ekonomike. Në fillim iu kam blerë kolltuqe dhe divane. Iu kam dërguar çdo orendi shtëpiake herë pas here. Më thoshte se më donte dhe tezen e saj duhet ta ndihmoja njësoj sikur ishte shtëpia ime.

Unë e mendoja se do të martohesha me të. Edhe drutë për t’u ngrohur në dimër, televizor, frigorifer, lavatriçe dhe çdo orendi shtëpiake iu kam blerë e ia kam çuar me paratë që më dërgonin vëllezërit nga emigracioni. Flisnim në telefon dhe më thoshte se do të mi shlyente të gjitha gjërat që bëja për të të. Më thoshte se do të m’i kthente lekët dhe do të martohej me mua.

Punoja në fshat në punë shteti, dhe njëkohësisht më dërgonin para vëllezërit që kam jashtë shtetit. Të gjitha paratë ia kam dhënë të dashurës time që nga viti 2015 kur u njohëm.

Ajo më thoshte jemi keq, dua të më ndihmosh me para. Donte dhurata të shtrenjta. Ia dërgoja lekët me Ëestern Union dhe i blente. E doja për nuse në shtëpi, por ajo më ka mashtruar. E mendoja se ishte nga qyteti i Durrësit, më tregoi të gjithë historinë e jetës së saj. Kemi folur në “Facebook” me mesazhe edhe në gjumë me njëri- tjetrin. Nga fotoja që shihja në FB ishte shumë e bukur, bionde dhe shumë joshëse. Nuk e kisha pandehur se do më bënte këtë gjë. Nuk e kam takuar asnjëherë, sepse më thoshte që nuk e lejonte familja që të dilte jashtë shtëpisë.

Kur vëllezërit më kërkuan lekët, i thashë se më duhen lekët që më kish marrë borxh, por pas kësaj kërkese më la, ma mbylli adresën, më bëri block në FB, dhe nuk më përgjigjej më. Unë kisha menduar se ajo do të ishte nusja ime, por ajo më la pasi mu mbaruan lekët”, u ka thënë policëve 30-vjeçari.

Drejtori i postes Manze Barush Ahmetaj

*Shtepia e vajzes ne Manze

Ju sugjerojmë

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Bota

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

20 Korrik, 2025 10:46 pm
Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
Bota

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

20 Korrik, 2025 10:30 pm
Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
Bota

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

20 Korrik, 2025 10:03 pm
Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
Rajoni

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

20 Korrik, 2025 9:40 pm
“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
Rajoni

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

20 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Para
Kush po e mundon dhe po i mungon kaq shumë Flor Mumajesit ?

Kush po e mundon dhe po i mungon kaq shumë Flor Mumajesit ?

Biznesmeni e ngacmon kur i kalon para dyqanit, gruaja e kallëzon në Polici

Emri/ Arrestohet ish- shefi i hetimit në polici, i dënuar jashtë shtetit për falsifikime

Do shokoheni kur të mësoni sa orë shpenzon Hillary Clinton për grimin dhe flokët

Do shokoheni kur të mësoni sa orë shpenzon Hillary Clinton për grimin dhe flokët

TE FUNDIT

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
20 Korrik, 2025

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së. “Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati...

Lexo më shumë

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
20 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori...

Lexo më shumë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com