“Dashuria fiton” shkruan Tuna në hashtagun e kësaj fotoje që ka postuar në Instagram. Trëndafila shumëngjyrësh ka fiksuar këngëtarja në këtë foto, që ndoshta ia ka dhuruar në shenjë ribashkimi ish i dashuri i saj, Cozman. Cozy ndodhet ende në Londër, ndërkohë që Tuna ka postuar në rrjetet sociale, një pjesë të shkurtër nga kënga e saj e re.