Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria është eksperienca më e pasur, që një qenie njerëzore mund të përjetojë

2018/03/04 at 10:23 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Dashuria është eksperienca më e pasur, që një qenie njerëzore mund të përjetojë

Me 59 libra në një periudhë 55 vjeçare, shumë e mendojnë se Mario Vargas Llosa duhet të pushojë, por peruani i vetëm që ka fituar një Nobel duket se nuk ka asnjë qëllim të tërhiqet përfundimisht nga letërsia. Në moshën 82 vjeçare njeriu i quajtur si titani i fundit i letërsisë hispanike pohon se ka shkruajtur çdo mëngjes të jetës së vet. I shquar për luftën e tij të palodhur kundër nacionalizmit dhe populizmit, artikulli thekson se Llosa mbetet një nga mbrojtësit e lirisë individuale dhe demokracisë në botën latine dhe sulmet e tij kundër autoritarizmit kanë fituar një numër të madh armiqsh përgjatë viteve singa konservatorët ashtu edhe nga socialistët. Shkrimtari pohon se dhuna familjare që ka vuajtur në fëmijëri nga i ati e kanë bërë që të strehohej në letërsi dhe poezi.


Ishte ky baba abuziv që me besimin se letërsia ishte një pasaportë për dështimin në jetë dhe që romanet ishin vepër e bohemianëve dhe homoseksualëve vendosi ta dërgonte djalin e vet 14 vjeçar në një akademi ushtarake me qëllim që të rikonsideronte prioritetet. “Im atë mendoi se shkolla ushtarake do të ishte një kurë për letërsinë dhe për ato aktivitete që ai i konsideronte margjinale, por që në të vërtetë më dha temën për romanin tim të parë.” “Qyteti i qenve” u publikua në 1963 dhe mbetet edhe sot mjaft i gjallë për shkak të temës së intimidimit dhe ngacmimeve që ka në mjedisin ushtarak. New York Times heq paralele mes karrierës së Vargas Llosas me atë të Gabriel Garsia Markezit që së bashku me Kortazarin, Karlos Fuenten, Hoze Danozon, Huan Rulfon, Migel Asturiasin dhe Guilliermo Kabrera Infanten kanë qenë pjesë e një transformimi letrar në botën latinoamerikane.

Artikulli thekson se ndërkohë që realizmi magjik i Garsia Markezit e ka fituar një vend në bibliotekën dhe studiot e amerikanëve, punët më të errëta të Vargas Llosës kanë qendruar në plan të dytë. Pozicionimi i tij si shkrimtar më demokratik ka bërë që të shquhet si një mbrojtës i të drejtave të homoseksualëve dhe të zgjedhjeve të lira mes kauzave të ndryshme. Në ndryshim nga Markezi që u kthye në një përkrahës të Fidel Kastros, Llosa ndryshoi pozicionimin e tij mbi revolucionin në Kubë me kalimin e kohës. Sipas New York Times-it ai i dërgoi një letër private Kastros ku i shprehte pakënaqësinë, shkrimtari mblodhi kolegët dhe miqtë, mes tyre Kortazarin, Simone de Beauvoir, Zhan Pol Sartrin për të redaktuar atë që do ta publikonte në “Le Monde”, kartën e tij emblematike me titull “Çështja Padila” ku denonconte burgimin dhe gjykimin e poetit Heberto Padilla. Pas këtij episodi shkrimtari do të shihej si një referent ideologjik që shkonte kundër rrymës, pavarsisht nga ajo që pritej nga një intelektual i asaj epoke.

Llosa shprehet edhe për fundin e martesës së tij 50 vjeçare me Patricia Llosan, nënën e tri djemve të tij, për të filluar një marrëdhënie me Presley-in. “Dashuria është përvoja më e pasur që një qenie njerëzore mund të përjetojë. Nga ana tjetër është një çështje private dhe nëse bëhet publike ka çmim të lirë, plot me vende të zakonshme. Prandaj është kaq e vështirë të shkruash për dashurinë në letërsi. Besoj se një person nuk duhet të flasë për dashurinë meqë është diçka kaq e rëndësishme në jetë”, – shprehet duke u distancuar nga ajo që në dukje i detyron të famshmit të ventilojnë të gjitha aspetet e jetës së tyre private në mënyrë që bota t’i zhveshë. / Burimi: noticiasvenezuela – bota.al

Etiketa: Mario Vargas Llosa


Ju sugjerojmë

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
Aktualitet

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

19 Maj, 2025 4:03 pm
Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
Kryesore

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

19 Maj, 2025 3:31 pm
Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

19 Maj, 2025 3:12 pm
Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Aktualitet

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

19 Maj, 2025 3:08 pm
Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”
Aktualitet

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025 2:47 pm
Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin
Aktualitet

Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin

19 Maj, 2025 2:40 pm
Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…
Aktualitet

Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…

19 Maj, 2025 2:26 pm
Lindjet/ Rënie vjetore me 10% më 2023, më e forta në 30 vitet e tranzicionit
Aktualitet

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14% – Shkak, emigracioni dhe problemet ekonomike

19 Maj, 2025 2:20 pm
Shkodër/ Aksion kundër kanabisit, policia asgjëson mbi 1,700 bimë narkotike
Aktualitet

Shkodër/ Aksion kundër kanabisit, policia asgjëson mbi 1,700 bimë narkotike

19 Maj, 2025 2:08 pm
Votimi nga jashtë mund të shpallet i pavlefshëm? Ja si përgjigjet Celibashi
Aktualitet

Votimi nga jashtë mund të shpallet i pavlefshëm? Ja si përgjigjet Celibashi

19 Maj, 2025 2:05 pm
Para
Politikë në ceremoninë e çmimeve Oscar?

Politikë në ceremoninë e çmimeve Oscar?

Shpërthimi i gazit shemb pallatin, viktima e të plagosur

Shpërthimi i gazit shemb pallatin, viktima e të plagosur

Kylie Jenner në super formë 1 muaj pas lindjes

Kylie Jenner në super formë 1 muaj pas lindjes

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Netanyahu: Ndjeva trysni nga aleatët për të lejuar futjen e ndihmave në Gazë

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
19 Maj, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të hënën se vendimin për ta lejuar rifillimin e dërgimit të ndihmave humanitare...

Lexo më shumë

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
19 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave për kandidatët përfundoi në 3 qarqe, ndërsa vazhdon në 9 të tjerë. “Më së shumti...

Lexo më shumë

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
19 Maj, 2025

Mijëra persona kanë “zbritur” në rrugët e Hagës, me thirrjen që qeveria holandeze të mos jetë pasive e situatës në...

Lexo më shumë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
19 Maj, 2025

Do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Europiani për 17-vjeçarët. Kështu, UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare turneun...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com