Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria e Papa Françeskut për Shqipërinë, Majlinda Frangaj: E përmendte shpesh pritjen shqiptare

2025/04/21 at 6:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dashuria e Papa Françeskut për Shqipërinë, Majlinda Frangaj: E përmendte shpesh pritjen shqiptare

Gjatë Papatit, Papa Françesku i cili u nda nga  jeta mëngjesin e sotëm, vizitoi 66 vende të botës, me 47 udhëtime episkopale. Udhëtimi i parë i tij në Evropë si Papë ka qenë pikërisht në Shqipëri më 21 shtator 2014.

Një udhëtim që i la mbresa të jashtëzakonshme, pasi takoi dhe dëgjoi rrëfimet e klerikëve që kishin vuajtur në kohën e diktaturës komuniste. Vizita e tij ka lënë gjurmën e saj te populli shqiptar, por edhe anasjelltas.

Majlinda Frangaj, ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, shprehet në programin “Rudina” në Tv Klan se ai ruante respekt dhe dashuri ndaj vendit tonë. Pritja e tij në Shqipëri i ka lënë mbresa të jashtëzakonshme dhe ai e përmendte shpesh.

Buzëqeshja dhe mirësia ishin veti të tij që e shoqëronin gjithmonë. Ambasadorja Frangaj ndan kujtime nga takimi i fundit me Atin e Shenjtë, ku ishin edhe 100 studentë, mes tyre një vajzë shqiptare e besimit mysliman që donte të  pagëzohej.

Majlinda Frangaj: Një respekt dhe dashuri ndaj personit tim, por një respekt dhe dashuri edhe ndaj  Shqipërisë dhe them ka qenë e ndërsjelltë. Unë kam parë edhe  popujt  e tjerë, e kanë pritur… çdo popull e pret Papën në mënyrë të jashtëzaknshme, por ajo pritja në Shqipëri Papës i ka ngelur dhe e ka përsëritur gjithmonë. Shpeshherë, në shumë raste ai e ka përmendur sesi e priti populli shqiptar, edhe populli shqiptar e deshi Papën. Pastaj e ka treguar në të gjitha aktivitetet që janë organizuar, tani më 5  shkurt ishte hera e fundit që pata mundësinë që të bisedoj mePapën, dërgova te Papa Françesku mbi 100 studentë shqiptarë ku ishte edhe ministri i Jashtëm, edhe ministrja e Arsimit dhe pak ditë  më vonë, ne e takuam në datën 5 shkurt, më 14 u shtrua në spital ku u tha që ishte kritike për jetën situata e tij shëndetësore. Me buzëqeshje, i priti studentët me shumë dashuri. Kemi rastin të shtunën e madhe të  Pashkëve, parmbrëmë, ndër të pagëzuarit ishte një vajzë shqiptare që ishte një nga studentet e datës 5  shkurt që unë dërgova  te Papa. Ajo iu afrua dhe i tha që donte të pagëzohej, ishte e besimit mysliman dhe Papa e bëri të mundur. Nuk qëlloi Papa që të bënte ritin e pagëzimit ditën e shtunë, por Papa kishte hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit pak orë më përpara se të kryhej riti i meshës dhe riti i të pagëzuarve dhe  e kishte takuar.

Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
Berlin: Bum ndërtimesh në horizont?

Berlin: Bum ndërtimesh në horizont?

Berisha: Do ta ndërtojmë në Kukës Shqipërinë Madhështorë!

Berisha: Do ta ndërtojmë në Kukës Shqipërinë Madhështorë!

Kisha Ortodokse e Shqipërisë: Vlerësojmë përpjekjet e Papa Franceskut për mirëkuptim mes dy kishave

Kisha Ortodokse e Shqipërisë: Vlerësojmë përpjekjet e Papa Franceskut për mirëkuptim mes dy kishave

TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com