Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

2025/05/26 at 8:04 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

Java e Hënës së Re në Binjakë sjell ndryshime dhe ndikime të veçanta për çdo 12-të shenjat e horoskopit. Astrologia Meri Shehu në programin “Rudina” në Tv Klan analizoi ndikimin e kësaj Hëne të re.


Kjo Hënë e re sipas astrologes ndodh në një moment të rëndësishëm astrologjik: me Diellin, Mërkurin dhe Hënën në shenjën e Binjakëve, ndërkohë që Saturni ka hyrë në Dash. Kjo përputhje planetare sjell energji të reja, fillime të rëndësishme dhe mundësi për zhvillime personale, emocionale dhe profesionale.

“Kjo është java e Hënës së re në Binjak dhe nesër kemi Hënën e re në Binjak. Por, kemi dhe një takim të Mërkurit që është futur sot në Binjak, me Diellin në Binjak, në datën 27. Kjo do të thotë që këta që duan të bëjnë takime të rëndësishme, ose i ka marrë malli për një njeri të dashur, ose duan të shprehin një ide, ose duan të duken bukur, në datën 27 le t’i lënë takimet. Nesër kemi Hënën e re”, tha astrologia Meri Shehu.

Më poshtë do të gjeni dhe vlerësimet me yje, që astrologia dha  për secilën shenjë. Shenja më me fat për këtë javë është Binjaku, i cili mori 5 yje.

Dashi, 3 yje – Hëna e re në Binjak për Dashët do të thotë që kemi një ide të re, por mbi të gjitha është futur Saturni në Dash dhe kontakton bukur me këtë Hënën e re. Ata që kanë lindur ditët e para të shenjës së Dashit kryesisht do të kenë një takim shumë emocional, shumë profesional, shumë erotike, por do të bëjnë dhe një hapje të re. Kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës, të tjerët do të shikojnë që kanë shumë erotizëm. Dhjetë ditësh i tretë shpërthen nga dashuria.

Demi, 2 yje – Saturni në Dash dhe Hëna e re në Binjak nuk janë disi komponentë shumë pozitivë. Hëna në Binjak, megjithatë do të ndihmojë në një çështje ekonomike këto dy-tre ditë. Nëse Demët e lindur në dhjetë ditëshin e parë kanë lënë një situatë ekonomike ose një bisedë të ngrirë, besoj se kjo bisedë do të shkrijë dhe do të kemi një rezultat pozitiv për Demët këtë periudhë.

Binjakët, 5 yje – Është futur Dielli në Binjak, Hëna e re në Binjak dhe bëjnë një lidhje të bukur me Saturnin që është futur në Dash. Mesa duket Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, iu plotësohet një dëshirë, iu ndodh një mrekulli. Kjo vlen vetëm për Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, të tjerët do të kenë çështje erotike.

Gaforrja, 2 yje – Janë një shenjë që me Saturnin në Dash duan të tregojnë që janë aty gjithmonë, ose vigjilentë, ose që kanë një punë që nuk ua merr kush. Me Hënën e re në Binjak do të bëhet një ndryshim, por do të jetë i fshehtë në lidhje me punën e tyre. Shumë Gaforre të lindura në dhjetë ditëshin e parë do të bëjnë një marrëveshje të fshehtë këto ditë, e cila do të tregojë më vonë se çfarë avantazhesh do të marrin Gaforret për të qëndruar në pozicionet e tyre të rëndësishme.

Luani, 4 yje – Si shenjë zjarri Luanët ndikohen nga Hëna e re, kështu që nga nesër do të bëjnë një fillim të ri, një hapje të re në lidhje me punën, kontaktet me jashtë, ose me çështjet ligjore. Përfitojnë një favorizim kryesisht Luanët e lindur në dhjetë ditëshin e parë të shenjës së tyre, të tjerët me Afërditën në Dash do të kenë një njohje në jetën erotike.

Virgjëresha, 3 yje – Janë zhytur dhe kanë përveshur mëngët në çështjet ekonomike dhe e ndjejnë që në këtë tre vjeçar me futjen e Saturnit në Dash do të merren më shumë me menaxhimin e çështjeve të tyre ekonomike. Duan që ai xhepi i tyre të jetë gjithmonë i kontrolluar. Kështu, që në çështjet trashëgimish dhe parash do të jenë shumë të rëndësishme. Por, një gjë është e sigurt, që Virgjëreshët nuk do të investojnë dot kaq kollaj. Është një periudhë që Virgjëreshët duhet të qëndrojnë kontrollues.

Peshorja, 3 yje – Janë një nga shenjat e favorizuara me Hënën e re në Binjak. Nesër do të marrin një lajm të mirë për një udhëtim, për një çështje studimore, për një kontakt me jashtë, do i aprovohet një lutje, një kërkesë, pse jo një martesë dhe një propozim. Por, kryesisht të lindurit në ditët e para të shënjës. Të tjerët ndoshta do të martohen me një buxhet të mirë ekonomik, që do iu vijë nga një bashkëpunim, sidomos atyre të lindurve në dhjetë ditëshin e tretë.

Akrepi, 2 yje – Hëna e re do i favorizojë në çështjet ekonomike. Kështu që një lajm të mirë ekonomik do e marrin Akrepët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, kurse ata të dhjetë ditëshit të tretë do të kenë një lajm të mirë pune. Të tjerët do të kenë angari pune dhe do të lodhen nga pak. Kujdes shëndetin!

Shigjetari, 3 yje – Hëna e re përballë shenjës së tyre, për Shigjetarët do të thotë që një mundësin e re dhe një bisedë shumë serioze që do të bëjnë me dike të afërt do i vendosë Shigjetarët në një plan familjar. Të gjithë Shigjetarët e dhjetë ditëshit të parë që kanë pasur një problem familjar, ose një biznes familjar, supozohet që ta rregullojnë këto dy-tre ditë. Një takim shumë i rëndësishëm ndodh për Shigjetarët në datën 27 me takimin e Mërkurit përballë shenjës së tyre me Diellin në Binjak.

Bricjapi, 1 yll – Kanë futur “zjarrin në shtëpi”, sepse është futur Saturni aty, është dhe Afërdita, kështu që kanë një pasiguri në çështjet familjare. Hëna e re do i ndihmojë për mirë që të ngrenë atë murin e rrëzuar që është krijuar në një çështje familjare, por në lidhje me njerëzit me të cilët bashkëpunojnë. Është gremisur një mur i rëndësishëm, por do të ngrenë. Por, kujdes mos i merr euforia dhe fantazia, u duk sikur po ngrenë “Murin Kinez” dhe kjo do të ishte fatale.

Ujori, 4 yje – Një nga shenjat do të jenë dominante edhe për këtë tre vjeçar, sepse Saturni në Dash do të tregojë që kanë pjekurinë për të çuar ide të rëndësishme dhe momente krize, për t’i çuar përpara dhe t’i rregullojnë. Kështu që këto ditë do të kenë lajme të mira, vendimmarrje dhe kontakte shumë pozitive në jetën personale. Mbi të gjitha do të vendosin për një çështje personale me një ndryshim. Do të ndryshojnë me kë do rrinë dhe do të avancojnë në jetën e tyre erotike.

Peshqit, 3 yje – Do të merren vetëm ekonominë. Kemi një takim të bukur të Mërkurit midis Mërkurit dhe lidhjes me Neptunin që është në shenjën e Dashit dhe për Peshqit është një fantazi në çështjet ekonomike. Duke ëndërruar shumë ekonomikisht, mund të ëndërrojnë dhe një gjë që mund të quhet si një mrekulli, e cila do i realizohet vetëm Peshqve të lindur në ditët e para të shenjës së tyre./tvklan.al



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

Zyrtarizohet emërimi i Tares te Milani. Ja fjalët e tij pas marrjes së detyrës

Zyrtarizohet emërimi i Tares te Milani. Ja fjalët e tij pas marrjes së detyrës

Kapet në Abu Dhabi Dritan Gjika, bosi i mafies shqiptare në Ekuador

Kapet në Abu Dhabi Dritan Gjika, bosi i mafies shqiptare në Ekuador
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com