Teksa garda nuk ka lejuar të futen në ambientet e Kuvendit deputetët e opozitës, deputeti Dashnor Sula, ka tentuar që të kapërcejë rrethimin e gardës në mënyrë që të futet në kuvend. Ai është hedhur mbi punonjësit i ndihmuar edhe nga kolegët, dhe ka tentuar të futet. Dashnor Sula nuk është pjesë e deputetëve të përjashtuar.
Kujtojmë se deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu, Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.
Kujtojmë se përjashtimi i tyre është marrë pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.