Deputeti i PD, Dashnor Sula ka derdhur qumësht në shkallët e parlamentit në mbështetje të protestës së blegtorëve për çmimin tejet të lirë të qumështit.
Pak para nisjes së seancës me dy shishe me qumësht në dorë deputeti demokrat derdhi qumështin tek hyrja e kuvendit.
Në fjalën e tij për mediat, deputeti tha se miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera.
“Kostot janë shumë të mëdha. Të mos diskutojmë 10 përqindëshin për inputet e produkteve bujqësore. Qeveria nuk ka kohë të merret me blegtorët. Fondet janë të AZHBR-së. Miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera.
Në mënyrë simbolike qumështin do ta derdh në dyert e Kuvendit për të kërkuar që qeveria të kthejë sytë nga fermerët”, tha ai.