Greta Koçi ishte e ftuar ditën e djeshme te Rudina. Teksa ka folur për planet e saj, ajo nuk i ka shpëtuar pyetjeve për pjesën personale. Greta u shpreh se nuk kishte dikë në jetën e saj, dhe se po të kishte, dikush do ja kishte zbuluar.
“Nuk ka një njeri, se po të kishte, dikush diku do më kishte parë, një foto a diçka do kishte dalë,” ka thënë Greta, duke lënë të kuptohet që për fotot që i kanë dalë Enit, diçka paska.
Dhe këtë gjë e pyeti dhe Rudina:
“Siç ka ndodhur me Enin apo jo? Enit i kanë dalë disa foto, është e vërtetë ajo lidhja?”
“Po, Enit i ndodh që ta fotografojnë ndonjëherë, por lëre Enin atje ku është, se është mirë. Do vijë Eni në studion tënde Rudina”, – tha me të qeshur Greta, duke mos dhënë më shumë detaje.