Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DASH publikon raportin për Shqipërinë/ Shuplakë e fortë për organizimin e zgjedhjeve dhe korrupsionin

2017/03/03 at 7:47 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
DASH publikon raportin për Shqipërinë/ Shuplakë e fortë për organizimin e zgjedhjeve dhe korrupsionin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2016 për Shqipërinë. Në këtë raport ka një shuplakë të fortë për organizimin e zgjedhjeve lokale.


Sipas DASH, në zgjedhjet lokale të vitit 2015 pati kepqedrim të pushtetit nga partitë kryesore, si edhe presione mbi votën. Sa i përket korrupsionit, DASH vëren se prokurët kanë ende frikë që të hetojnë rastet e peshqve të mëdhenj.

Gjithashtu, në 14 mijë raste denoncimi për korrupsion, vetëm 94 janë proceduar për hetime.

Zgjedhjet e Fundit:

Zgjedhjet kombëtare parlamentare më të afërta u zhvilluan në vitin 2013. Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE­së raportoi se ato “ishin konkurruese me pjesëmarrje aktive të shtetasve përgjatë gjithë fushatës dhe me respekt të vërtetë për liritë themelore.” OSBE­ja vërejti: “Atmosfera e mosbesimit ndërmjet dy forcave kryesore politike ndikoi mjedisin zgjedhor dhe sfidoi adiministrimin e të gjithë procesit zgjedhor.” Në shtator u mbajtën zgjedhje të posaçme për kryetarin e Bashkisë Dibër pas pushimit nga puna të kryetarit të mëparshëm për abuzim me detyrën.

Vëzhduesit ndërkombëtarë vlerësuan ngjarjet e ditës së votimit si të qeta dhe të mirë­ organizuara. Megjithatë, në javët para zgjedhjeve, procesi u shënua nga akuza të blerjes së votës dhe kërcënim I votuesve nga të dyja partitë politike.

Në qershor 2015 vendi zhvilloi zgjedhjet lokale në mbarë vendin për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë. OSBE­ja e vlerësoi Ditën e  Zgjedhjeve përgjithësisht pozitivisht, por vërejti se ndonëse kuadri ligjor “mund të kishte siguruar bazën për zgjedhje demokratike”, partitë kryesore keqpërdorën pushtetin dhe përgjegjësitë e tyre të gjera brenda administrimit të zgjedhjeve dhe nuk patën vullnetin politik të zbatonin kuadrin ligjor me efektivitet.

Në raportin përfundimtar misioni i vëzhguesve të OSBE­së raportoi akuza të përhapura për presion mbi votuesit, të cilat, bashkë me raste të vëzhguara në ditën e zgjedhjeve, ngritën shqetësime për mundësinë e votuesve për të votuar lirisht. Misioni i vëzhgimit raportoi gjithashtu se mjedisi i fushatës ishte paqësor, me përjashtim të disa incidenteve të shkëputura, dhe se liritë themelore të shprehjes dhe grumbullimit u respektuan. Pjesëmarrja e grave dhe pakicave: pjesëmarrja e grave në qeveri u rrit në mënyrë të qëndrueshme deri sa arriti një rekord prej 23 përqind të deputetëve gr në parlament dhe 30 përqind të ministrave.

Ligji drejtues i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 kërkonte që 30 përqind e kandidatëve të ishin gra dhe që ato të përbënin 30 përqind të posteve me emërim dhe me zgjedhje. Gratë përbënin 18 përqind të anëtarëve të zgjedhur në parlament në vitin 2013. Sipas raportit të OSBE­së për zgjedhjet, sidoqoftë, tre partitë kryesore nuk e përmbushën kuotën 30­ përqindëshe të detyruar për gratë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i gjobiti këto parti por gjithsesi i pranoi listat e tyre.

Zgjedhjet lokale të qershorit 2015 u organizuan pas ndryshimeve të kodit zgjedhor që u kërkonin partive të alternojnë kandidatët burra dhe gra në listat e tyre. Sipas raportit përfundimtar të OSBE­së për vëzhgimin e zgjedhjeve, gratë u zgjodhën në më shumë poste, pothuajse një e treta, në këshillat lokale. Kërkesat për regjistrim civil, përfshirë tarifat dhe mungesën e dokumenteve të identifikimit vështirësuan mundësitë e anëtarëve të komunitetit rom të votonin në zgjedhjet lokale të qershorit 2015. Disa vëzhgues deklaruan se partitë politike ofruan të paguanin këtë tarifë në shkëmbim të votës. Deri në tetor nuk pati ministra apo deputetë romë.

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri

Ligji parashikon dënime penale për korrupsionin e zyrtarëve, por qeveria nuk e zbatoi ligjin me efektivitet dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korrupsioni pa ndëshkueshmëri. Në dhjetor të vitit 2015 Kuvendi miratoi legjislacionin e dekriminalizimit që parandalon individët me dënime penale nga shërbimi si kryetarë bashkish, deputetë, apo në qeveri dhe poste të tjera shtetërore. Gjatë viti autoritet ndërmorën hapa shtesë për të luftuar korrupsionin. Në korrik Kuvendi miratoi unanimisht amendamete kushtetuese për të aprovuar një reformë të gjerë të gjyqësorit që përfshinte krijimin e institucioneve të reja antikorrupsion. Këtu përfshihet ngritja e një zyre të pavarur prokurori dhe një nëjsie hetimore, përgjegjësia e vetme e të cilave do të jetë hetimi dhe ndjekja penale e korrupsionit në nivele të larta dhe e krimit të organizuar. Në gusht, Kuvendi miratoi një ligj për vetingun që synon pakësimin e korrupsionit mes prokurorëve dhe gjykatësve. Qeveria gjithashtu zgjeroi përdorimin e kamerave të trupit tek oficerët e policisë për të shkurajuar korrupsionin e rrugës. Një numër agjencish qeveritare hetuan raste korrupsioni por burimet e kufizuara, rrjedhjet e hetimeve, presione të vërteta ose të perceptuara poltiike dhe një sistem i çrregullt riemërimesh penguan hetimet. Ministria e Drejtësisë raportoi se dënimet në gjykatat e rretheve u ulën me 37 përqind në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014. Nuk pati të dhëna përsa i përket dënimeve në gjykatat e apelit. Në raste selektive që përfshinin aktorë ndërkombëtarë, agjencitë e antikorrupsionit bashkëpunuan me shoqërinë civile.

Korrupsioni:

Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në fillim të vitit, 75 raste korrupsioni ishin ende pa gjykim, me 29 raste shtesë të filluara në qershor. Deri në gusht gjykatat dënuan 76 të pandehur për korrupsion; 25 raste u pushuan. Mbetën 121 raste për korrupsion që prisnin gjykimin. Deri në korrik, faqja e internetit ngritur në 2015 për të lejuar qytetarët të denonconin korrupsionin nga zyrtarët publikë kishte marrë 14,752 ankesa, 94 prej te cilave koordinatori i referoi për ndjekje penale. Ndërsa prokurorët shënuan përparim në ndjekjen e korrupsionit në raste me profil të ulët publik, përfshirë gjykatës dhe prokurorë, ndjekja penale për krime të nivelit të lartë mbeti e papërfillshme për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, mungesën e përgjithshme e burimeve, dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit. Në shtator një gjykatë dënoi Spiro Kserën, ministër i punës nga qeveria e mëparshme, me 20 muaj burg për abuzim me detyrën pasi kishte përvetësur 30 milionë lekë ($240,000) që duhej të shkonin për përfitimin e komunitetit rom. Në maj autoritetet shkarkuan kryetarin e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, pas publikimit të pamjeve filmike në të cilat ai dukej se kërkonte favore seksuale nga një femër në shkëmbim për një vend pune. Xhelili apeloi vendimin në Gjykatë Kushtetuese e cila e mbështeti shkarkimin e tij.

Etiketa: dashkorrupsionipublikon raportinzgjedhjet


Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Interi, ofertë të çmendur për Igli Taren, gati 300 milionë euro

Interi, ofertë të çmendur për Igli Taren, gati 300 milionë euro

Mogherini në zyrën e Metës/ Ja çfarë u diskutua në takimin me dyer të mbyllura

Mogherini në zyrën e Metës/ Ja çfarë u diskutua në takimin me dyer të mbyllura

Tjetër tragjedi në srialin “Fate të Kryqëzuara”, vritet Aishe, me kë do të përfundoj Xhihani?

Tjetër tragjedi në srialin “Fate të Kryqëzuara”, vritet Aishe, me kë do të përfundoj Xhihani?
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com