Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është “objektivi kryesor i agresionit rus”, tha të enjten në mbrëmje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, në kohën kur Rusia tashmë ka pushtuar Ukrainën.
Price është shprehur se Zelensky “në shumë mënyra përfaqëson – madje personifikon – aspiratat dhe ambiciet demokratike të Ukrainës – të popullit ukrainas”.
Zelenskiy në një një video-mesazh tha se ka informacione se Rusia ka shpallur atë objektivin numër një të agresionit të saj në Ukrainë .
“Ne kemi informacione se armiku më ka shpallur mua objektivin numër një”.
Ai tha se kishte raporte të rreme që ishte larguar nga Kievi . “Unë po qëndroj në kryeqytet me njerëzit e mi,” tha ai./Opinion.al