Rita Ora dhe Bebe Rexha, e kanë mbushur instagramin e tyre me fotografi e video të përbashkëta, nga darka që Bebe Rexha ka organizuar mbrëmjen e kaluar në Londër në Casa Curz.
Rita Ora dhe Bebe Rexha, e kanë mbushur instagramin e tyre me fotografi e video të përbashkëta, nga darka që Bebe Rexha ka organizuar mbrëmjen e kaluar në Londër në Casa Curz.
“Women in Harmony Dinner”, filloi të organizohet nga Bebe Rexha në fillim të këtij viti si mënyrë që gratë që bëjnë muzikë të takohen në një vend të cilin e kanë vetëm për vete.
Bebe ka nisur ta organizojë këtë darkë pasi një studim zbuloi se gratë kompozojnë vetëm 16% të muzikës së artistëve .
“U çudita nga ajo që pashë! Prandaj nuk më vjen mirë që ne vajzat bëhemi kaq garuese me njëra tjetrën sepse kemi aq pak hapësirë në tavolinë. E më pas thashë ne me të vërtetë duhet ta përkrahim njëra tjetrën”, kishte thënë më parë Bebe për revistën Billboard.
Darka e parë u organizua në Los Angeles ndërsa tani kjo në Londër, ku e ftuar speciale ishte Rita Ora por mungonte një tjetër shqiptare shumë e famshme. Nga videot e publikuara, në mesin e vajzave nuk shihet Dua Lipa, që bëri famë me këngët kushtuar fuqizimit të gruas.
Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se shteti i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket blerjes së...
Futbolli botëror përgatitet për një spektakël të rrallë, Spanja dhe Argjentina do të përballen në një duel historik që pritet...
Pasuri me vlerë 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme janë sekuestruar në Sarandë. Ndaj...
ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00