Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dardha e ka Korçën prapa

2016/09/06 at 9:55 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
John Kerry nuk është zhoao amazona

Nga Edison YPI


Te një restorant buzë Liqerit, në 7 të mëngjezit kamarieri tha se nuk e dinte nëse kishte apo s’kishte pilaf me kos.

Pogradeci pa Lasgush është i pastër, por nuk ka frekuentimin që meriton.

Magjia e trekëndëshit Mali i Thatë, Mali i Ivanit, Fusha e Korçës, edhe mund të përcillet me tekst, por kërkon imagjinatën e Ajnshtainit dhe talentin poetik të Lasgushit, Homerit, Shekspirit, së bashku. Po s’tu besua, ngrihu nga kafeneja, shko provoje.

E përgjumur, ende e pandarë nga ëndërrat e natës, Zonja Korçë përpëlitet në shtrat, bën ca naze, shtriqet, gjerb kafenë.

Një kalim mespërmes Korçës mëngjezore është melhem që s’ka për ta shpikur dot kurrë asnjë industri farmaceutike.

Dardha, i pari prej dy frutave që do ha sot, ndodhet aty afër, rruga kthen pak para Boboshticës.
Boboshtica ka më tepër lokale dhe hotele se shtëpi. Restorantet kanë emra që dëshmojnë se janë ngritur nga kurbetlinj Amerike. Njëri nga restorantet ka dhe gjol për peshk. Kuzhinë Korçe, peshk gjoli, raki Boboshtice, nëse s’të mjaftojnë, çfarë të mungon është një hu kurrizit.

Prej mani, prej rrushi, me ose pa ngjyrë, kaq apo aq gradë, e pamundur të largohesh nga Boboshtica pa të paktën një litër raki. Merre shtruar. Trokit në cilëndo portë. Do dali një zonjë ose një zotëri. Thuaja hallin. Mos lëviz vendit. Prit te porta sa, zonja ose zotëria, ta zemë Sotiri ose Olimbia, futen në një kthinë a në një bodrum ku hyrja është rreptësisht e ndaluar. Seç bëjnë atje brenda me ca shishka e ca hinka. Dhe të sjellin ilaçin, domethënë rakinë, që po të pish nga një gllënkë çdo mëngjez shëron çdo sëmundje, edhe veremin.
Kishim në lagje një djalë që ndejti ca kohë në shkollën e vagabondave. Pasi doli, provoi të arratisej. E kapën. Po të kapnin duke u arratisur të rrasnin në burg për tërë jetën. Atë jo. Atë edhe e kapën edhe e liruan pas pak muajsh. Thanë se arratisja kishte qënë e stisur. Ai që deri atëhere ishte dukur si rrebel i lavdishëm, kishte qënë një spiun i ndyrë. Ky episod i trishtë i fëmijërisë është arësyeja pse Dardhën e kam pasur të paragjykuar dhe pse për ngrënien e këtij fruti u kujtova me kaq vonesë.

Boboshticë-Dardhë 11 kilometra. Rruga shkon përmes një gryke të thellë të ngushtë të çveshur e të rrjepur për ibret por që gjelbërohet pakngapak pas kilometrave të para gjatë një serpentine malore me shumë kthesa të këndëshme.

Në fillim të asaj gryke se nga u faneps një i moshuar. Në duar mbante një shkop. Shkopi, nga njëra anë ishte krrabë çobani, nga ana tjetër sëpatë e vogël e mprehtë. Ç’e ke këtë ? e pyes. E kam armë të ftohtë, tha plaku 81 vjeç me në gojë vetëm 1 dhëmb që një herë tha se ishte nga Morava, pastaj nga Dvorani, Floqi, Vithkuqi, Luarasi. Kam armiq, vazhdoi me ton ankimtar. Prandaj e mbaj shkopin me sëpatë. Kam punuar 30 vjet në ndërlidhje në kufi në sigurim. Kudo që vete më thonë ke qënë spiun, na ke marrë më qafë. Ma prishi qefin e ngrënies së Dardhës ky që edhe mund t’ja besoja shqetsimim, e ndoshta ta mëshiroja për frikën, por kishte një huq, zhytur në kolltukun e pasagjerit lëvrinte si qefull i kapur në grep, çka është tipike për këta pisa. Në një qafë, do iki të mbledh lajthi, tha. Ik, i thashë. Shkopin në dorë, torbën në krahë, u zhduk si u çfaq, si hizër. S’ma kishte marr mendja se veç shoqërisë civile, biznesit, një pjese të politikës, edhe autostopizmin e bëkan spiunët.

Dardha çfaqet befas si një gëmushë e stërmadhe në një grykë me pamje nga lindja. Një tabelë “Fshati turistik Dardhë”, s’të lë shije të mirë. Ta shkruash këtë në një guidë turistike po. Ama atje ku fshati Dardhë duket me sy se çfarë është, nuk bën sens, tingëllon e sforcuar. Rrugët e përdredhura me kalldrëm lidhin disa hotele dhe restorante brinjëmëbrinjë e bythmëbythë. Duket sheshit se një numur vizitorësh që pas pak do ja rrasin me mish, peshk, pilaf, byrek, raki, nuk kanë ardhur aty sepse është fresk apo bukur, por sepse sepse vendi quhet Dardhë dhe televizori dhe tabelat thonë se është vend turistik. Gjithsesi vend i mirë. Por i vogël, tepër i ngjeshur, pa hapësira për tu arratisur nëpër pyje e nëpër gërrxhe, mbi të gjitha pa atë diçkanë karakteristike për vendet klimatike, atë thëllimin që futet nën rroba, pastaj nën lëkurë, për të depërtuar në pak çaste në mish dhe në të gjitha qelizat.

Ika me vrap nga frika mos më ngjitet pas ndonjëra nga ato plakat dardhare që të tregojnë si bëhet byreku me hithra me saç. Dardhën sa e lëpiva dhe ika. Dardha është Dardha vetëm sepse Dardha e ka Korçën prapa.
Nga Boboshtica në Maliq ka kudo fasule të gatuara në mënyra të ndryshme njëra më e shijshme se tjetra. Pasi u hoqa kapakun tenxhereve dhe u mora erë të gjitha groshëve në çdo fshat, vendosa të ha groshë në Maliq. Me të arritur në Maliq, hyra në një restorant të famshëm, si të thuash në Hiltonin e Maliqit. Pronari u zu ngushtë. Sot nuk bëra fasule, tha, por për ty kam diçka të mirë. Solli një thelë bakllava. Ore, i thashë, dua fasule, nuk dua bakllava. Bakllavanë e ke peshqesh nga unë tha, që jam një lexues i çmendur i shkrimeve të tua. S’besoj se do kem rast tjetër të më bëjnë një kompliment kaq të ëmbël. E mora thelën e bakllavasë, e falenderova. Fasulet i mora në një restorant tjetër. Kur gjithë qef po nisja makinën për t’i ngrënë rrugës në ndonjë hije, erdhi kamarieri që po i merrej fryma. Ke marrë gabimisht me vete lugën, tha. Ja ktheva kamarierit lugën e grabitur padashje dhe ika përmes grykës së Devollit nëpër një kanion që duket si vendi ku është është xhiruar filmi “Deliverance” (Un tranquillo weekend di paura).
Në këto male jetojnë shqiptarë ilirikë, shqiptarë puro, shqiptarë bio në pamje dhe në karakter. Për të mos e lënë në hava kureshtjen e lexuesit, ka sot në mediat tona të paktën dy të kësaj rrace superiore, Çelnik Petriti dhe Bruna Qeva.

Në Lozhan, nja 20 kilometra nga Maliqi, mora një kafe. Në një lokal tjetër pashë çudinë e çudirave, monitor për katër kamera vëzhgimit. Kush vjedh dhe çfarë ka për të vjedhur këtu në mesin e mesit të kurrkundit ?
Nja katër a pesë kilometra përtej Lozhanit më të djathtë ngjitet rruga për te fruti tjetër që do ta ha sot, Strelca. Sapo nis të ngjitesh në Strelcë ndjen atë që Dardhës i mungon, atë që mjerë ai që s’e ka provuar, thëllimin e këndshëm që të depërton në trup. Pas tre a katër kilometrave në një të përpjetë, mbretëresha çfaq tërë hiret e Saja. Strelca, vendbanim i lashtë me histori antike dhe recente, është një tas i madh i thellë, me dy shkëmbinj gjigandë në mes. Pa ojna, pa bojna, pa tabela, pa plaka që të tregojnë si bëhet byreku, Strelca është krejt tjetër gjë nga Dardha. Shumë më e këndshme për syrin dhe veshin. Shumë më e shijshme se Dardha. Strelca Zonjë. Dardha hyzmeqare. Strelca simfoni, Dardha kanconetë. Pa rrugë të ndrequra, pa lokale, se Strelca nuk ka Korçë nga prapa si Dardha. Strelca prapa ka panxharin e Maliqit të kurvit.
Në Pirg ma lau makinën një çun 13 vjeç.

Kur afër Veliternës pyeta një plak sa vjeç je ? më tha, s’e mbaj mënt.

Në Pogradec, Poetin më elegant dhe më fin të botës, shtatorja gjigande e paraqet si çoban me gunë.

Në Kakavec një tufë kalamajsh kanë emra të personazheve të telenovelave.

Nga pyjet e Stravanjit po zbret një kryevepër, një mrekulli që më del në ëndërr; Një Land Rover i tëri zhgrryer në baltë.

12 orë pa 11 minuta mbi timon.

Ja vlen. Përderisa katundet e Shqipërisë janë të gjitha fruta. Nënat janë të gjitha Shenjtore. Shqiptarët janë të gjithë Leonardo. Shqiptarkat janë të gjitha Monaliza. Shqipëria është e gjitha Art.



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Kjo është shqiptarja që kandidon për Kongresin Amerikan krahë Bill Klinton

Kjo është shqiptarja që kandidon për Kongresin Amerikan krahë Bill Klinton

Besnik Mustafaj rikthehet në PD, ja si e komenton Paloka

Besnik Mustafaj rikthehet në PD, ja si e komenton Paloka

Video/ Flasin baballarët: Ja këshillat që duhet të ndiqni kur udhëtoni me fëmijë

Video/ Flasin baballarët: Ja këshillat që duhet të ndiqni kur udhëtoni me fëmijë
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com