Shprehja “bëmë baba të të ngjaj” është bërë fiks për Gentian Zenelajn dhe vogëlushin e tij, Danielin. Danieli përveçse është kopja e Gentit, ndan të njëjtat pasione me babanë e tij. Një nga hobet më të mëdha të aktorit të njohur shqiptar, është zhytja të cilën ia ka mësuar edhe djalit të tij. Ja tek i shohim të dy teksa mbajnë në duar një peshk të madh, të cilin e ka kapur Genti teksa ka qenë duke u zhytur në ujërat e detit Jon.