Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dan Hutra: Meritoj burgim të përjetshëm, por jo dënim me vdekje

2023/04/25 at 1:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dan Hutra: Meritoj burgim të përjetshëm, por jo dënim me vdekje

Dan Hutra thotë se e meriton dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjet që ka bërë. Ai e pohon këtë në një intervistë nga burgu për emisionin Uniko me gazetarin Spartak Koka në Klan Plus.


Por kur i është bërë pyetja hipotetike nëse do ta pranonte dënimin me vdekje (nëse do të ishte ende në Kod), Dan Hutra thotë që jo.

Ai i pranon krimet, por shprehet se sipas tij ka qenë i detyruar për t’i bërë.

Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera më 1 Mars 2023 në kryeqytet.

Spartak Koka: Në mendimin tënd, a e meriton ti dënimin me burgim të përjetshëm?

Dan Hutra: Sigurisht që po, nuk e justifikoj dot veten.

Spartak Koka: Në rast se do kishte dënim me vdekje, do e meritoje dënimin me vdekje?

Dan Hutra: Jo!

Spartak Koka: Përse?

Dan Hutra: Mua nuk më dhimbset jeta se..për një arsye nuk më dhimbset jeta. Unë e kam ditur se çfarë jam duke bërë, unë s’i kam bërë pa dashje, unë kam qenë plotësisht i qetë. Dhe nuk e meritoj dënimin me vdekje pasi mua kanë dashur të më helmojnë, mua deshën me më kalb në burg jo 1 herë po 2-3 herë, domethënë pikërisht Alketa. Përse të vdes?

Spartak Koka: Pra, ti do të jetosh?

Dan Hutra: Shiko, jetën e ka Zoti në dorë. Unë…shiko, unë po mos të kisha shkuar të merrja Rahmanin atë natë, unë sot nuk do isha tu fol me ty, unë sot nuk do isha në burg. Se do kisha ikur, do kisha ikur aty ku kisha planet e mia. Pra, unë shkova hëngra inat me Zotin se unë kisha shkuar 2 herë me e vra dhe s’e vrava dot se s’desh Zoti. Shkova për së treti, më futi këtu.

Spartak Koka: Jetën ta fal Zoti e ta merr Zoti, apo jo?

Dan Hutra: Po!

Spartak Koka: Po ti ja u ke marrë jetën.

Dan Hutra: Shiko, për asnjë gjë nuk bën me vra. Dhe këtë e them edhe për rininë, për brezat e rinj, për gjithçka, për asgjë nuk bën me vra. Çdo rrugë, çdo problem ka një rrugëzgjidhje. Por unë isha betuar sepse më shkatërruan po të them.

Spartak Koka: Si të zë gjumi duke menduar që ke vrarë një nënë shtatzënë?

Dan Hutra: O si më ze gjumi. Nuk jam budalla as psikopat. Unë mendoj vetëm këtë gjë, mendoj tani si të marr lekët te Marjana dhe mendoj nga të piqem me Lad Kurtin dhe njëherë ballë për ballë në shesh të burrave. Këtë mendoj unë, nuk mendoj unë se çfarë kam bërë ore. Seriozisht e ke? Unë nuk bëhem pishman fare ore. Unë 8 muaj kam ndenjur në burg, Dan Hutra nuk ka qeshur një herë. Në momentin që jam arrestuar dhe deri tani unë rri vetëm duke qeshur, njerëzit mund të më thonë ore qenka budalla, psikopat vërtetë. Jo ore nuk jam as budalla as psikopat ore. Por, ai që qesh ishalla e vesh, të shkojë një herë t’i veshi këpucët e mia… Unë jam kundër dhunës, për të madhin Zot. Unë nuk kam pat vetëm Marjanën. Unë nuk e di se sa kanë qenë… shko kapni dhe të tjerat se i keni gjetur se ku janë, shko kapni thuajini ore a ka qenë i dhunshëm ky njeri, si ka qenë edhe çfarë do të thonë.

Spartak Koka: Pra ti e ke paragjykimin ndaj femrave të cilat sillen keq ndaj meshkujve?

Dan Hutra: Për të zhdukur këtë fenomen në Shqipëri, për Zotin e madh unë a e di sa qejf kam me u zhduk si fenomen, se ne shqiptarët e mbajmë veten për fanatikë. Ne realisht nuk jemi fanatik, ne s’dimë me qenë fanatikë. Pse? Jashtë shtetit, femra deri në moshën 30 vjeçe, 35 vjeçe, bën çfarë të dojë. Njëkohësisht edhe mashkulli. Dhe kur martohen shofin familjen, krijojnë familje. Nuk shohin më çfarë kanë kaluar dhe të kthejnë kokën pas, se koka e kthyer pas është me pasoja për të ardhmen. Të futet Kodi Penal i familjes, shumëkush nuk e di çfarë është Kodi Penal i familjes. Të gjykohen, të ballafaqohen por jo kap e plas brenda. Ok policia do ndalojë, absolutisht, nuk jam kundër me policinë pse më ka ndaluar mua policia. Ka bërë mirë që më ka ndaluar për Zotin e madh. Ama vetëm një gjë ta dish, policia dhe prokuroria, që po të kisha plan t’i bëja keq Alketës, Alketa ka bë 1 javë që ka ikur te shtëpia e vetë. Dhe mua s’më ka shkuar mendja. Pra, një javë pa e takuar unë pa më kapur policia.

Spartak Koka: Pra ti flet kundër fanatizmit, ndërsa të gjithë njerëzit të njohin si fanatik për gjithçka ke bërë.

Dan Hutra: Ok. Mua më njohin njerëzit për fanatik? Jo. Njerëzit që mua më njohin tamam, ju nuk i keni marrë në pyetje se unë jam në dijeni për gjithçka çfarë kanë dhënë mediat edhe ca gjëra jazik ju qoftë. Por, media e ka zërin e lirë, vazhdoni jepini mos e ndalni se mua nuk më ndryshon asnjë gjë. Unë e njoh veten se kush jam dhe nuk më bëhet fare vonë. Por dua të them këtë pjesën që the njerëzit të njohin për fanatik. Mua njerëzit më njohin vetëm për dy gjëra; Fjalën që e thotë e bën dhe nuk pret në besë. E kam karakterin e rëndë. Por, çfarë do të thotë karakter i rëndë? Nuk bëhem dot servil i tjetërkujt. Të bardhës i them të bardhë të zezës i them të zezë. Nëse dikush do ta quajë njeri të sëmurë ose me karakter të rëndë këtë, ok dhe unë do dorëzohem para psikiatrit, më merrni tani a jepni urdhër të më çojnë te psikiatri./Tvklan

Etiketa: burgimDan Hutravrasje


Ju sugjerojmë

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Një vit burg kush djeg flamurin amerikan! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

25 Gusht, 2025 10:26 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

25 Gusht, 2025 9:53 pm
Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë
Bota

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

25 Gusht, 2025 9:29 pm
Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi
Bota

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi

25 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë  nga forcat e armatosura
Aktualitet

Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë nga forcat e armatosura

25 Gusht, 2025 8:38 pm
Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj
Bota

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

25 Gusht, 2025 8:28 pm
Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli
Life Style

Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

25 Gusht, 2025 8:01 pm
Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington
Bota

Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington

25 Gusht, 2025 7:29 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, 4 vatra ende aktive

25 Gusht, 2025 6:46 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Duhet t’i japim fund këtij makthi

25 Gusht, 2025 6:20 pm
Para
A je penduar për krimet? Dan Hutra: Unë s’kam mbaruar punë, seriozisht e ke?

A je penduar për krimet? Dan Hutra: Unë s’kam mbaruar punë, seriozisht e ke?

Rama për Berishën dhe Metën: Më 14 maj t’i japim goditjen përfundimtare “zorrës qorre”

Rama për Berishën dhe Metën: Më 14 maj t’i japim goditjen përfundimtare "zorrës qorre"

Meta: Kandidatët tanë s’kanë rivalë! U del para veç gogoli që shpik postera prej panikut

Meta: Kandidatët tanë s’kanë rivalë! U del para veç gogoli që shpik postera prej panikut
















TE FUNDIT

Një vit burg kush djeg flamurin amerikan! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
25 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar të hënën një urdhër ekzekutiv duke urdhëruar sistemin gjyqësor që t’i ndëshkojë ata që...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
25 Gusht, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në...

Lexo më shumë

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë
25 Gusht, 2025

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1,279-të, ndërkohë që zhvillimet diplomatike dhe sulmet vazhdojnë të jenë në qendër...

Lexo më shumë

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi
25 Gusht, 2025

Kryeministri francez, François Bayrou, do të kërkojë votëbesim në parlament më 8 shtator për planet e tij për pastrimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com