Damian Gjiknuri: Në qarkun e Vlorës synojmë të marrim 9 mandate

Për kandidatin socialist, Damian Gjiknurin, vënia në listë të hapur për qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 11 Majit, është diçka normale.


Në bisedë me gazetarin Besard Jacaj në Klan News tha se nuk i trembet garës edhe për shkak të eskperiencës ndër vite në qark.

Po ashtu, Gjiknuri tha se synimi i tyre në këto zgjedhje  është që: “Në qarkun e Vlorës ne luftojmë që të kemi 9 mandate. Sikur të marrim rezultatin bazë që duhet të jetë 8 mandate do të thotë që janë 4 mandate për 12 kandidatë. Kjo do të thotë që ka shanse reale për kandidatët, jo domosdoshmërisht dikush duhet të dalë i pari, por janë 4 të parët të cilët do të mund të marrin mandatin e deputetit.”

“Nuk ka asgjë anormale, se ky rregull është zbatuar për të gjithë kandidatët që kanë vite në politikë, kështu që nuk është se ishte një përjashtim për rastin tim. Të gjithë kandidatët apo deputetët aktual, të cilët kanë një eksperiencë politike. U mor një vendim nga kryetari i partisë për të më vënë në listë të hapur. Kështu që mua nuk më tremb gara sepse përgjithësisht, unë gjithmonë i kam fituar garat, aq më tepër në një qark që kam kontribuar për shumë vite si drejtues politik dhe kam një  terren të njohur për politikë, kështu që në këtë pikëpamje nuk më shqetëson. Por gjithsesi, çdo garë ka suprizat e saj dhe asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri dha dhe një këshillë për kolegët e tij për të lënë mënjanë tensionet mes tyre pasi të gjithë janë pjesë e një ekipi politik dhe në një apo në një tjetër mënyrë janë të vlerësuar.



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT