Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dallimet e politikës së jashtme tek Trump dhe Biden

2020/08/29 at 4:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dallimet e politikës së jashtme tek Trump dhe Biden

Kuvendi Kombëtar Republikan e portretizoi Presidentin Donald Trump si një komandant të fortë që mposht armiqtë dhe që kërkon më shumë aleatë. Kundërshtari i tij, ish-nënpresidenti Joe Biden, thotë se do të qëndrojë përkrah aleatëve amerikanë dhe jo diktatorëve. Zëri i Amerikës sjell këtë analizë mbi vizionin e paraqitur nga të dy kandidatët për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën.

Në fjalimin e tij të pranimit në Kuvendin Kombëtar Republikan, Presidenti Donald Trump argumentoi se kundërshtari i tij, i emëruari demokrat për president Joe Biden, është një udhëheqës i dobët që do të shkatërrojë vendin.

“Joe Bideni e kaloi karrierën e tij duke larguar në vende të tjera ëndrrat e punëtorëve amerikanë, duke dërguar në vende të tjera vendet e tyre të punës, duke hapur kufijtë dhe duke dërguar djemtë dhe vajzat e tyre për të luftuar në luftëra të pafundme të huaja”, tha Presidenti Trump.

Gjatë Kuvendit Kombëtar Demokrat, Bideni, nënpresident gjatë administratës Obama, e portretizoi Trumpin si një udhëheqës të rrezikshëm që e ka shkatërruar pozicionin e Amerikës në botë. ​

“Unë do të jem një president që do të qëndrojë me aleatët dhe miqtë tanë dhe do t’ua bëjë të qartë kundërshtarëve tanë, se ditët e afrimit me diktatorët kanë mbaruar. Nën presidentin Biden, Amerika nuk do të bëjë një sy të verbër ndaj pagesave ruse për të vrarë ushtarë amerikanë”, tha zoti Biden.

Platforma e politikës së jashtme të demokratëve kundërshton ” luftërat pa mbarim”, propozon më pak shpenzime për mbrojtjen kombëtare dhe kritikon praktikat tregtare të Kinës.

Republikanët nuk formuluan një platformë këtë vit, por thanë se mbështesin njëzëri vizionin e presidentit Trump për marrëdhëniet me jashtë.

Partia Republikane vazhdon të mbështesë politikën e jashtme të Presidentit Trump, të cilën ai e përmbledh me parimin “Amerika e Parë”, një parullë që u bë popullore gjatë fushatës së tij në vitin 2016. Synime të tjera të politikës së jashtme: “sjellja e trupave amerikane në atdhe” dhe “dhënia fund e varësisë tek Kina”.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përgëzoi politikën “Amerika e Para” të Presidentit Trump.

“Mund të mos e ketë bërë atë popullor në çdo kryeqytet të botës, por ka funksionuar”, tha ai.

Demokratët paraqitën republikanin Colin Powell, ish sekretarin e Shtetit nën administratën Bush në kuvend, i cili tha se zoti Biden do të kujdeset për trupat amerikane.

“Kjo vjen nga përvoja që ai ndan me miliona familje ushtarake, duke e dërguar djalin e tij të dashur në luftë dhe duke iu lutur Zotit që ai të kthehej në atdhe i sigurt”, tha zoti Powell.

Fjalimi i presidentit Trump u përqëndrua kryesisht tek Kina në kontekstin e pandemisë, marrëdhënieve tregtare dhe vendet e punës, duke pretenduar se Pekini do të zotëronte Shtetet e Bashkuara nëse Joe Bideni do të zgjidhej president.

“Republikanët po theksojnë faktin se kush është më i rreptë dhe kush mund të jetë më i ashpër ndaj Kinës. Demokratët po theksojnë faktin se kush mund të jetë më i efekshëm në konkurrencën me Kinën. Kjo nuk arrihet me fjalime luftarake, fyerje dhe akuza të zhurmshme. Kjo arrihet me përdorimin e forcës amerikane, rritjen e konkurrencës tonë, duke punuar me aleatët dhe duke përdorur diplomacinë për të menaxhuar konkurrencën në mënyrë efektive në shërbim të interesave amerikane, në atë që do të jetë një konkurrencë afatgjatë, e fuqishme dhe me kosto të lartë me Kinën”, thotë Robert Daly me qendrën Wilson.

Ndërsa të dy kandidatët paraqitën qëndrime të ndryshme, politika e jashtme nuk është një faktor vendimtar në zgjedhje.

“Rrallë herë politika e jashtme është faktori i parë, i dytë apo i tretë për zgjedhjen mes votuesve përveçse në kohën e luftës. Tani shqetësimet e mëdha kanë të bëjnë me COVID-in, me ekonominë dhe shqetësimet për karakterin, për llojin e udhëheqjes që do të shohim përpara, nën një administratë Trump apo administratë Biden”, thotë William Howell me Universitetin e Çikagos.

Megjithatë kandidatët pritet ta diskutojnë atë gjatë debateve në shtator, përfshirë çështjen e ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet e nëntorit./ VOA

Ju sugjerojmë

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër
Aktualitet

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

11 Korrik, 2025 9:00 am
Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
Aktualitet

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

11 Korrik, 2025 8:47 am
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Rajoni

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

11 Korrik, 2025 8:43 am
Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
Aktualitet

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

11 Korrik, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
Para
Covid-19/ Europa mes masave parandaluese dhe protestave

Covid-19/ Europa mes masave parandaluese dhe protestave

Përplasjet me Greqinë, Turqia stërvitje ushtarake pranë Qipros

Përplasjet me Greqinë, Turqia stërvitje ushtarake pranë Qipros

Kërcënon presidenti i Bjellorusisë: Gjysma e ushtrisë në gatishmëri

Kërcënon presidenti i Bjellorusisë: Gjysma e ushtrisë në gatishmëri

TE FUNDIT

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga Syri i Kaltër në Sarandë. Pamjet e...

Lexo më shumë

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
11 Korrik, 2025

Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
11 Korrik, 2025

Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të...

Lexo më shumë

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
11 Korrik, 2025

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com