Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dallga që pritet të vijë me refugjatë nafte

2016/01/31 at 1:37 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dallga që pritet të vijë me refugjatë nafte

Nga Michael Meyer


Rënia e fundit e madhe e çmimit të naftës ndodhi në vitet 1980 – dhe ajo e ndryshoi botën, duke sjellë kolapsin e Bashkimit Sovjetik. Rënia aktuale e çmimeve të naftës ka gjasa që do të ndryshojë rrënjësisht hartën gjeopolitike, për shkak se qeveritë e pasura me naftë në Afrikë dhe Lindjen e Mesme do të përballen me rebelime shoqërore ndërsa Europa pritet të përballet me një dallgë të re emigrantësh.

Ideja se pasuria e naftës mund të jetë njëkohësisht një mallkim, është një ide e vjetër – dhe nuk ka nevojë të shpjegohet më tutje. Një herë në disa dekada, çmimet e energjisë rriten në qiell, duke shkaktuar përplasje të mëdha për gjetjen dhe sigurimin e burimeve të reja të naftës.

Pastaj oferta kapërcen kërkesën dhe papritur çmimet bien përtokë. Sa më e madhe dhe e papritur të jetë rënia, aq më të mëdha janë pasojat shoqërore dhe gjeopolitike.

Rënia e fundit e madhe e çmimit të naftës ndodhi në vitet 1980 – dhe ajo e ndryshoi botën. Si një i ri që punonte në një fushë nafte në Teksas në pranverën e vitit 1980, unë shikova çmimet referencë të naftës bruto në SHBA të cilat u rritën deri në 45 dollarë për fuçi, – ekuivalenti i sotëm i 138 dollarëve.

Në vitin 1988, nafta po shitej për më pak se 9 dollarë për fuçi, pasi humbi gjysmën e vlerës vetëm brenda vitit 1986.

Shoferët përfituan kur çmimet e benzinës ranë përtokë. Gjithkund tjetër, gjithsesi, pasojat qenë katastrofike – dhe në Bashkimin Sovjetik pasojat qenë më të rënda se gjithkund tjetër, pasi ekonomia këtu varej shumë nga eksportet e naftës.

Norma e rritjes në vend ra në një të tretën e nivelit të saj të viteve 1970. Ndërsa Bashkimi Sovjetik u dobësua, rebelimi popullor i rrit, duke shënuar kulmin në vitin 1989 me kolapsin e Murit të Berlinit dhe të komunizmit në të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore. Dy vjet më pas, edhe vetë Bashkimi Sovjetik nuk ekzistoi më.

Në mënyrë të ngjashme, rënia e sotme e çmimit të naftës do të nxjerrë përfitues disa. Shoferët edhe një herë do të jenë të lumtur; por dhimbja do të jetë tronditëse për shumë të tjerë. Mos u shqetësoni shumë për trazirat e pashmangshme që do të shkaktohen në tregjet financiare botërore apo nga kolapsi i prodhimit të naftës me burime argjilore në Shtetet e Bashkuara apo rolin që ka kjo naftë në pavarësinë energjetike. Rreziku i vërtetë gjendet te vendet që janë shumë të varura nga nxjerrja e naftës. Njësoj si në Bashkimin Sovjetik të dikurshëm, rreziku për dizintegrim shoqëror është i stërmadh.

Afrika Nën-Sahariane do të jetë pa dyshim një epiqendër e trazirave të rënies së naftës. Nigeria, ekonomia më e madhe e këtij rajoni, mund të gjunjëzohet. Prodhimi i naftës po ndalon së rritur dhe papunësia pritet të rritet në qiell. Sakaq, investitorët po rimendohen për miliarda dollarë angazhime financiare.

Presidenti Muhammadu Buhari, i zgjedhur në mars 2015, ka premtuar se do të luftojë korrupsionin, do të kontrollojë shpenzimet e luksit të elitës dhe do të zgjerojë shërbimet publike për të gjithë të varfërve, të cilët përbëjnë një proporcion masiv të popullsisë së vendit. Kjo e fundit tashmë duket e pamundur.

Vetëm një vit më parë, Angola, prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Afrikë, qe vendi më i dashur për investitorët ndërkombëtarë. Punëtorët e huaj që mbushnin kullat e zyrave të Luandës dhe banojnë në lagjet rezidenciale të luksit, ankoheshin se ky qe një qytet nga më të shtrenjtit në botë. Sot, ekonomia e Angolës po ndalon.

Kompanitë e ndërtimit nuk mund të paguajnë punëtorët e tyre. Qeveria e vënë në vështirësi po shkurton subvencionimet që i përfitonin një pjesë e madhe e angolezëve, duke ushqyer zemërimin popullor dhe një ndjesi se bumi i shkaktuar nga nafta pasuroi vetëm elitën, duke lënë gjithë të tjerët më keq nga sa ishin.

Ndërsa të rinjtë bëjnë thirrje për ndryshime politike nga një president i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1979, qeveria ka filluar një fushatë shtypjeje mbi disidentët.

Në anën tjetër të kontinentit, Kenia dhe Uganda po shikojnë se si shpresat e tyre për t’u bërë eksportues nafte po avullojnë. Për sa kohë çmimet mbeten të ulëta, burimet e sapozbuluara të naftës do të mbeten nën tokë. Megjithatë paratë që janë marrë hua për investime në infrastrukturë do të duhet të ripaguhen – edhe nëse të ardhurat e pritshme nga nafta që do të shërbenin për të shlyer këto kredi nuk vijnë.

Financimet për programe të mbrojtjes shoqërore në të dyja vendet janë sakaq të larta. Njerëzit e zakonshëm sakaq janë zemëruar ndaj një elite kleptokratike që përvetëson paratë publike.

Çfarë do të ndodhë kur, brenda pak viteve, një pjesë e madhe dhe në rritje e buxhetit kombëtar do të duhet të shkojë për pagesën e borxhit të huaj në vend që të financohet arsimi dhe shëndetësia?

Nëse shikojmë më lartë në Afrikën e Veriut, situata është gjithashtu e zymtë. Dy vjet më parë, Egjipti besonte se një zbulim i madh i një fushe gazmbajtëse në det do të mundësonte çaktivizimin e bombës së rinisë, fuçia e barutit që pati ushqyer Pranverën Arabe në vitin 2011. Jo më. Dhe për t’i bërë gjërat më keq, Arabia Saudite, e cila për shumë vite ka furnizuar me para qeverinë e Egjiptit, po përballet me problemet e veta ekonomike. Sot, Mbretëria po ankohet për atë që dikur qe e paimagjinueshme: të ndërpresë financimin e Egjiptit.

Ndërkohë, pak më tutje, Libia është gati për të shpërthyer. Një gjysmë dekade lufte civile ka lënë një popullatë të varfëruar që lufton për të ardhurat gjithnjë e më të pakta të naftës. Ushqimet dhe ilaçet janë të pakta ndërsa baronët e luftës përplasen për atë që ka mbetur nga pasuria kombëtare e Libisë.

Këto vende nuk janë të varur vetëm nga eksportet e naftës; ato janë gjithashtu të varura rëndë nga importet. Ndërsa të ardhurat pakësohen dhe monedhat kombëtare zhvlerësohen, kostoja e jetesës do të rritet me shpejtësi, duke përshkallëzuar tensionet shoqërore dhe politike. Europa sakaq po vuan për të strehuar refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afganistani.

Nigeria, Egjipti, Angola dhe Kenia janë mes vendeve më të populluara të Afrikës. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë nëse ato shpërthejnë ndërsa banorët e margjinalizuar, të zemëruar dhe të varfër të tyre fillojnë të zhvendosen më në veri./ Michael Meyer

Michael Meyer, një ish drejtor i komunikimit për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, është dekan i Shkollës për Media dhe Komunikim në Universitetin Aga Khan në Nairobi.

 

 

 



Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Gjinekologu që punon falas nëse bebja është femër

Gjinekologu që punon falas nëse bebja është femër

Po ndodh/ Pritet masa e sigurisë për ish-ministrin Ksera

Po ndodh/ Pritet masa e sigurisë për ish-ministrin Ksera

Foto historike/ Kur në shtyllat elektrike gjendej shkaba e flamurit

Foto historike/ Kur në shtyllat elektrike gjendej shkaba e flamurit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com