Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dalin shifrat: Shqipëria ka numrin më të lartë të të punësuarve informal

2018/05/01 at 1:11 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Dalin shifrat: Shqipëria ka numrin më të lartë të të punësuarve informal

Data e sotme, 1 Maj shënon  Ditën Botërore të Punës. Në këtë kuadër, Organizata Botërore e Punës ka bërë me dije se një ndër çështjet më tepër shqetësuese në këtë fushë është punësimi informal. Sipas raportit më të fundit të bërë publik nga ILO, Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë për punimin informal, përkatësisht me 61 %…


Dy miliardë njerëz – më shumë se 61 për qind e popullsisë së punësuar në botë, punojnë në mënyrë joformale, sipas të dhënave të raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Punës (ILO).

Në Evropë dhe Azinë Qendrore, një e katërta (25.1 për qind) e popullsisë së punësuar angazhohet në punë informale dhe pjesa tjetër në 20.9 për qind, duke përjashtuar bujqësinë.  Evropa Jugore dhe Perëndimore janë nën mesataren rajonale që zënë 14.3 për qind. Në Evropën Lindore (31.5 për qind) dhe në Azinë Qendrore dhe Perëndimore (43.4 për qind).
Pjesa e punësimit joformal në nën-rajonin në zhvillim (36.8 për qind) është dy herë më e lartë se në rajonin e zhvilluar (15.6 për qind). Pjesa e punësimit joformal në Shqipëri (61.0 për qind) dhe Armeni (52.1 për qind) janë ndër më të lartat në rajon dhe për të cilën ankohet më shumë se gjysma e popullsisë së punësuar. Sa i përket të dhënave të Shqipërisë, gra në punë informale janë 63.5 %, prej të cilave 36.4 % konsiderohet ato shtëpiake. Dy vendet e tjera të rajonit të studiuara, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, e kanë përqindjen dukshëm më të ulët, përkatësisht 30.1 % dhe 22.1 %.

Raporti i ILO thekson se një kalim në ekonominë formale është kusht për të realizuar punë të denjë për të gjithë.

Gjetje të tjera të raportit:

Në Afrikë, 85.8 për qind e punësimit është joformale. Ndarja është 68.2 për qind në Azi dhe Paqësor, 68.6 për qind në shtetet arabe, 40.0 për qind në Amerikë dhe 25.1 për qind në Evropë dhe Azinë Qendrore.

Raporti tregon se 93 për qind e punësimit joformal në botë është në vendet në zhvillim.
Punësimi informal është një burim më i madh punësimi për burrat (63.0 për qind) sesa për gratë (58.1 për qind). Nga dy miliardë punonjës në botën e punësimit joformal në botë, pak më shumë se 740 milionë janë gra. Gratë janë më të ekspozuara ndaj punësimit joformal në shumicën e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe më shpesh gjenden në situatat më vulnerabël.

Niveli i arsimit është një faktor kyç që ndikon në nivelin e informalitetit. Globalisht, kur niveli i arsimit rritet, niveli i informalitetit zvogëlohet, thotë raporti. Njerëzit që kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë kanë më pak gjasa që të jenë në punësim joformal, në krahasim me punëtorët që nuk kanë arsim ose kanë përfunduar arsimin fillor.

Njerëzit që jetojnë në zonat rurale pothuajse dy herë më shumë kanë gjasa të jenë në punësim joformal, si ato në zonat urbane. Bujqësia është sektori me nivelin më të lartë të punësimit joformal – vlerësuar në më shumë se 90 për qind.

Dy nga autorët e raportit, Florence Bonnet dhe Vicky Leung, theksojnë se, ndonëse jo të gjithë punëtorët joformalë janë të varfër, varfëria është edhe shkak, edhe pasojë e informalitetit. “Raporti tregon se të varfrit përballen me norma më të larta të punësimit joformal dhe se normat e varfërisë janë më të larta në mesin e punëtorëve në punësim joformal”, tha Leung, citohet në raport.

Bonnet, nga ana e saj, theksoi: “Ka një nevojë urgjente për të trajtuar informalitetin. Për qindra miliona punëtorë, informaliteti nënkupton mungesën e mbrojtjes sociale, të drejtat në punë dhe kushtet e duhura të punës, si dhe për ndërmarrjet nënkupton produktivitet të ulët dhe mungesë të qasjes në financa. Të dhënat mbi këto çështje janë vendimtare për hartimin e politikave të përshtatshme dhe të integruara, që përshtaten me diversitetin e situatave dhe nevojave “./Monitor

 



Ju sugjerojmë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
Aktualitet

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

25 Shtator, 2025 4:04 pm
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

25 Shtator, 2025 3:24 pm
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese
Kryesore

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese

25 Shtator, 2025 2:24 pm
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025 1:36 pm
Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
Kryesore

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

25 Shtator, 2025 12:55 pm
Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë
Kryesore

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

25 Shtator, 2025 12:00 pm
Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë
Kronikë

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë

25 Shtator, 2025 11:02 am
Rrëmbeu një 19-vjeçar, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
Kronikë

Rrëmbeu një 19-vjeçar, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

25 Shtator, 2025 10:52 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasja në Durrës, autori dyshohet se është shoku i tij

25 Shtator, 2025 9:48 am
U dhunua dhe më pas u vra me thikë, çfarë ndodhi me 51-vjeçarin në Durrës
Kronikë

U dhunua dhe më pas u vra me thikë, çfarë ndodhi me 51-vjeçarin në Durrës

25 Shtator, 2025 8:55 am
Para
I dënuari për vrasje akuzon policinë në emision: Me urdhër të Tahirit u bëra “kokë turku”

I dënuari për vrasje akuzon policinë në emision: Me urdhër të Tahirit u bëra "kokë turku"

Vrasja e biznesmenit në bllok, i akuzuari nxjerr alibinë: Po falesha në xhami kur ndodhi ngjarja

Vrasja e biznesmenit në bllok, i akuzuari nxjerr alibinë: Po falesha në xhami kur ndodhi ngjarja

Policia ndalon Stresin, motivet të paqarta

Stresi i nxjerr të palarat “Babastars”, reperat paskan shumë mosmarrëveshje
















TE FUNDIT

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
25 Shtator, 2025

Një këmbësor 55-vjeçar është përplasur ditën e djeshme nga një makinë, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”. Në njoftimin e sotëm...

Lexo më shumë

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”
25 Shtator, 2025

Ekspertët kinezë kanë vizituar prodhuesin e armëve IEMZ Kupol më shumë se gjashtë herë që nga tremujori i dytë i...

Lexo më shumë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
25 Shtator, 2025

Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur. Një pronë në 6 mujorin e parë...

Lexo më shumë

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg
25 Shtator, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me pesë vjet burg, pasi u shpall fajtor për organizatë kriminale në një rast që lidhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com