Aktualitet

Dalin rezultatet e lëndës me zgjedhje të Maturës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:06 - 29/06/21 |
Opi Nion

Sot janë publikuar rezultatet e provimit të Lëndës me Zgjedhje për Maturën Shtetërore për vitin 2021.

Maturantët kanë zhvilluar 4 provime, 3 të detyrueshme, Anglishten, Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe, Matematikën si dhe atë me zgjedhje.

Ky ka qenë viti i dytë radhazi, ku provimet e maturës shtetërore janë zhvilluar në kushtet e pandemisë së COVID-19, ku maturantët kanë zbatuar masat anti-COVID dhe kanë respektuar distancimin social.

Në kuadër të masave anti-COVID, nëse një prej maturantëve rezultonte pozitiv me COVID-19, nuk mund ta bënte provimin ditën e sotme, por i jepej mundësia  ta zhvillonte në sezonin e vjeshtës.

Rreth 34 mijë maturantë i janë nënshtruar provimeve këtë vit, ndërsa pritet që në vijim  të fillojë konkurrimi për në universitet.

(Kliko këtu për të parë notën)

Pas