Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dalin përgjimet, vëllai i Ndokës: “Pjesën e Ronës kape krejt, q*** motrën”

2018/10/23 at 10:09 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Dalin përgjimet, vëllai i Ndokës: “Pjesën e Ronës kape krejt, q*** motrën”

Prokuroria ka arritur ta zbulojë abuzimin me pronat ne Lezhe, falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut për drogën. Nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” kanë dalë biseda me Ndokajt që deklarohen si pronarë të kësaj zone. “Shqiptarja.com” ka zbardhur pergjimet, mes te cilave spikat ai i vëllait të ish-deputetit, Gjevi Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipotekës shprehet “Pjesën e Ronës kape krejt, q… motrën”.


DYSHIMET E PARA TE PROKURORISE

Dyshimet kanë qenë në kuadër të trafikimit të lëndëve narkotike (si kokainë dhe heroinë) nga vende si Kolumbia, Peru, dhe e shpërndajnë në shtete si Holanda, Gjermania, Franca etj., ndërsa lëndën Cannabis Sativa e trafikojnë nga Shqipëria në drejtim të vendeve evropiane. Për këtë arsye personat sa më sipër janë vënë në përgjim telefonik, dhe me metoda të tjera speciale të hetimit si vëzhgim, survejim, përgjim ambiental etj.

BISEDAT E GJEVI NDOKES

Sipas përgjimeve të realizuara ndërmjet numrit …760 në përdorim nga Gjevi Ndoka dhe punonjësve të administratës shtetërore, ndër të tjera rezulton:

Gjevi Ndoka: A po ma shef një diçka te puna dhe po ma çon hartën…118 të Mal Shninit, ka pronë e ma ço hartën me viber… Ban një filmim.

Gjevi Ndoka: …Rri, se e di ku e ka interesin ai…! E dyta, …jam t’u fut edhe një diçka tjetër i tash… atë që të thashë mbrëmë, ta plotësojmë fiks, vetëm se kena “me luftu”…! Unë mendova që ta shpërndajmë në dy certifikata, jo nji, që të mos u duket shumë e na “hidhen me na hongër”…!

+777: …Po takohena mbrapa e flasim…

Gjevi Ndoka: …E ke sikur ta them unë, se nuk e kam marrë prej këtyre budallëve unë, …e di unë të sigurt se prej kujt…!

+777: …Po jo mor burrë, s’du me dit hiç, mjafton që ti “të jesh në rregull”!

Gjevi Ndoka: … edhe e dyta, mbaje afër “kët që e ka pas atë, se me kët do të punojmë”…!

+777: … Po mirë, s’ka rëndësi…zgjidhe ti…!

Gjevi Ndoka: … Ok. Dhe a e di se pse me “kët”?! Ta thotë shoku jot… – se ky nuk flet për këtë rast. … Se ne na duhet nji që të mos foli…!

+777: …Cili…, kyyyy…., ky kushërini jot…???

Gjevi Ndoka: … Jo ky “tjetri”, … Armando!

+777: … Armando, … ene ai është “i shkathët, i shpejtë e k… boll…”!

Gjevi Ndoka: … Na duhet “një k…” për kët punë…

Nga transkriptimi i përgjimit ndërmjet numrit në posedim të Gjevi Ndokës dhe personave të tjerë, si përfitues i një sipërfaqe toke, note, topograf etj., rezulton:

SHTETESIMI NGA ZBULIMI i ABUZIMEVE

Nga transkriptimi i përgjimeve (si më poshtë) rezulton se personat janë vënë në dijeni se organet shtetërore kanë ardhur në dijeni të një rasti tjetërsimi të pronësisë dhe shqetësohen për këtë fakt:

Gjevi Ndoka: …Ku je, …a je me njerëz a vetëm?

068…070: …Fol…? Është me këtë “Drejtorin”…!!!…

Gjevi Ndoka: … Ça problemi vëlla…!

+070: …S’di pra gja, …kush i ka pru letrat…!

Gjevi Ndoka: …Po si në emër të atij, na qiti punë, na fiku…!…

+070: …S’e di jo, s’e kuptoj…!

Gjevi Ndoka: …Na doli lojë me ta, or burrë, …a e di si asht ajo kontrata atëhere…!!! Si do bajm…?! Na dol lojë kjo punë, … si do manovrojmë…?!

+070: …Unë me ta jam tu ik për Tiranë, po po munohem me i shpjegu nejsesi!

Gjevi Ndoka: …Po jooo, … mos i thuj asnji punë, …mos i thuj gjë për të!

+070: …Po i them… kanë ken në emër të atij mor, …Zefit !!??

Gjevi Ndoka: …Jo, jo fare, se na qet lojë!

+070: …Po s’ke ça, …s’ke ça… se si në botë! “Ky” i ka kopjet në dorë

Gjevi Ndoka: …Si i ka kopjet…?!

+070: …Ia ka pru “ky”! Ia ka pru ky mor burrë, …ky Drejtori!

Gjevi Ndoka: …Ça kopjesh ka?!

+070: …Krejt mor, …ça kanë ashtuuu…!

Gjevi Ndoka: …He ç’na qiti punë…, me të ik truni!

+070: … Edhe 800 m2, … atë të voglën, i them se është në emër të tij, ala…! Po i them… – s’di gja se ku ka gja në emër tand! Ma mirë i kështu?!

Gjevi Ndoka: …Po, i thuj se “mos ka gabim harte e ta verifikojmë të hënën”…!

+070: … Mirë, po i them pra, …se ashtuuuu…Zefi!

Gjevi Ndoka: …Mos i thuj që folëm bashkë?!

+070: …Jo, “s’ka lidhje me ty”…!

Gjevi Ndoka: … Ma jep pak atë…që je me të…? A të mori vëllai jem nji tash në telefon?!

Qëllimi i kreut të këtij grupi kriminal subjektit Gjevi Ndoka, pasqyrohet qartë në dy transkriptet me nr. 15622 dhe nr. 15625, të datës 30.03.2017, ku subjekti Gjevi i drejtohet punonjësit të hipotekës Bledar Cara me shprehjet: “…Bled, a po m’i nxjerr dy numra pasurie nga ato që pamë atë ditë…?, e ndërkohë duke e finalizuar me moton: “…Shihe ranën nji aty … Ça të jenë … këtë e din vetë ti, … pjesën e Ronës, kape krejt q…motrën”.

Burimi: Shqiptarja.com

Etiketa: ndokaPërgjimerana e hedhun


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

6 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën
Kryesore

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën

6 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Para
Stresi në burg, Kejsi reagon sërish, ja krah kujt po shijon një gotë vere

Stresi në burg, Kejsi reagon sërish, ja krah kujt po shijon një gotë vere

Mayweather publikon koefiçentët e ndeshjes me Khabib, shifrat surprizuese

Mayweather publikon koefiçentët e ndeshjes me Khabib, shifrat surprizuese

Rama i quajti “legena”, shkarkohen 11 kryetarë degësh në PS

Rama i quajti “legena”, shkarkohen 11 kryetarë degësh në PS
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com