Sport

Dalin përgjigjet e analizave të Covid-19 për skuadrën e Bylisit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:52 - 03/06/20 |
Opi Nion

Ditën e djeshme u raportuar se një lojtar i Bylisit ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gati 24 orë ndaj ndeshje me Tiranën.

Ndërkohë, të gjithë futbollistët dhe stafi i ekipit ballshiot iu nënshtruar testeve dhe këtë mëngjes janë publikuar përgjigjet e analizave, ku fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativë.

“Analizat e bëra nga skuadra dhe stafi kanë rezultuar negative! Duke pritur që edhe testi i dytë i Qardakut të dalë përgjigje negative, me mendjen te Tirana dhe ndeshjet e radhës”, njofton klubi i Bylisit me një postim në faqen zyrtare në Facebook.

Ditën e sotme, në orën 17:00, Bylisi do të presë Tiranën, në ndeshjen e parë që prej ndërprerjes së kampionatit./ Opinion.al

Pas