Në media është publikuar videoja nga momenti i vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Greqi.
Sipas mediave të huaja, vetëm nëntë sekonda i kanë mjaftuar 68-vjeçarit në Pire, për t’i marrë jetën shqiptarit, pas një konflikti për vendin e parkingut.
Mësohet se pas një debati mes tyre, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, pasi 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.
“Mbarova me ty, tani mbarova me ty”, thuhet se ka bërtitur autori, pasi ka qëlluar 39-vjeçarin shqiptar, baba i tre fëmijëve.
Pas përplasjes me njëri-tjetrin, 68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë, ku dhe e ka qëlluar shqiptarin dy herë në kokë. Ky i fundit, nuk e ka parë autorin qe ishte me parë, pasi ndodhej pas një makine, shkruajnë mediat greke.
Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari është dorëzuar në policinë greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.
Ndërkohë, sipas medieve greke, fjalët e fundit të shqiptarit ishin: Vrapo Kosta. Këto fjalë i referoheshin kolegut të tij.