Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya njoftoi arrestimin e dy personave për sulmin e përgjakshëm në kishën katolike Santa Maria në Stamboll, me pasojë vdekjen e një shtetasi.
Sulmi ndodhi në kishë gjatë meshës së të dielës, kur dy persona me kapuç hynë në orën 11:40 dhe hapën zjarr mbi besimtarët.
“Sot në mëngjes janë arrestuar dy të dyshuar për vrasje, të cilët shkaktuan vdekjen e shtetasit tonë Tuncer Cihan në lagjen Sariger të Stambollit gjatë meshës së të dielës në kishën Santa Maria. Përgëzoj Policinë e Stambollit dhe oficerët tanë që gjurmuan dhe arrestuan autorët. I shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia familjes dhe të afërmve të qytetarit tonë që humbi jetën”, shkroi ministri Gerlikaya në rrjetet sociale.
Ekipet e Antiterrorizmit të Drejtorisë së Sigurisë së Stambollit janë duke punuar për të zbuluar të gjithë personat e përfshirë në ngjarje, ndërsa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
⭕ Sarıyer’de Santa Maria Kilisesi’nde yaşanan silahlı saldırı güvenlik kamerasına yansıdı.
⭕ Görüntülerde ayin sırasında kiliseye giren iki kişi, içeride ateş ediyor.
⭕ Şahıslar saldırının ardından kiliseden kaçarak uzaklaşıyor. pic.twitter.com/9PR1DGLK3E
— Medyanın Elli Tonu (@Medyanin50Tonu) January 28, 2024