Dona e Musa po e forcojnë gjithnjë e më tepër lidhjen e tyre, por duke përfituar se nuk e njohin edhe aq mirë njëri-tjetrin, Musa e provon Donën për ta njohur më mirë.
“Po të të them që kam një fëmijë si do e marrësh”, pyet Musa, Donën, e cila ngelet e habitur me këtë pyetje dhe serish nuk ka një përgjigje se si do të reagonte.
Por kjo pyetje provokuese, duket se ka diçka të vërtetë dhe këtë e tregon vetë Musa. “Ish-e dashura ime më tha se priste një fëmijë, i thashë që nuk mund të mbaja përgjegjësi”, tregon Musa, duke shtuar se “Ajo më pas e kishte hequr fëmijën”.