InstaBIZ

Në shtrat me dy bjonde, dalin në rrjet imazhet e tradhtisë së Rooney


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:32 - 25/07/21 |
Opi Nion

Ish-ylli i Anglisë, Wayne Rooney është drejtuar në policinë e Mançesterit pasi imazhet e tij teksa puthej me një grua në një klub nate u përhapën në rrjet. 35-vjeçari i martuar, shihej teksa me krahët rreth belit puthej me këtë grua në një klub në Mançester. Më tej akoma, Rooney shfaqej në një dhomë hoteli ndërsa flinte në dukje i dehur dhe dy vajza gjysmë të zhveshura pozonin pranë tij. Duket se kanë qenë vete vajzat që i kanë shpërndarë pamjet fillimisht në Snapchat e më tej, ngado.

Sikurse shkruajnë mediat vendase imazhet i përkasin një nate më parë, në fundjavën e parë që klubet e natës në Angli u lejuan të hapeshin në më shumë se 15 muaj për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Policia e Madhe e Mançesterit ka filluar një hetim pasi avokatët e Rooney kanë bërë një ankesë.  Rooney është I martuar me të dashurën e fëmijërisë Coleen për gati dy dekada. Dyshja filluan të dilnin kur ishin 16 vjeç pasi lanë shkollën, u martuan në vitin 2008 dhe kanë katër djem së bashku./Opinion.al

Pas