General Motors ka testuar një makinë të re shtetërore me pseudonimin ‘Bisha’ që është gati për Donald Trump kur të marrë detyren e re, si president i SHBA-ve.
Supermakina e blindur është shpërndarë sonte në internet dhe mendohet se do të shoqërojë Trump gjatë presidencës së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Fotot që u publikuan sonte në internet, zbulojnë detajet e makinës së blinduar, e cila do të debutojë në Ditën e Inaugurimit në Janar 2017.
Makina është fotografuar teksa po bën ende teste, por detajet e masave të reja të sigurisë janë ende një sekret.
Modeli i mëparshëm ishte përshkruar si një “Kadi në një kornizë tanku” dhe përfshinte edhe kutinë e gazit lotsjellës, dhe madje edhe dy qese me gjakun e Presidentit.
Ruajtja e presidentit të sapozgjedhur Trump ka gjasa të përfshijë karakteristika të ngjashme plus teknologjinë më të fundit të sigurisë.
Makina e Trump