Autori i shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për vrasjen e Elton Çiçës brenda lokalit ‘De Niro’ në Tiranë, Jani Alia, ka qenë në shërbim prove kur kreu krimin.
“Jani Alia ka qenë me shërbim prove gjatë periudhës kur bëri vrasjen. Ai ishte dënuar me 4 muaj burg për shkeljeve të rregullave të Jani Alia të qarkullimit, pasi u kap në rrugën “George Bush” në Tiranë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”, shkruan gazeta Shqiptarja.com.
Ky dënim është pezulluar nga gjykata duke e kaluar Jani Alia në shërbim prove duke e lënë atë 18 muaj në këtë shërbim. Kushti kryesor që gjykata i ka caktuar ka qënë mos konsumimi i alkoolit dhe mos shoqërimi me persona të dënuar.