Sytë e gjithë botës janë tek miliarderi Donald Trump, i cili pritet të formojë së shpejti kabinetit e ri qeverisës. Sipas Euronews, mbështetës dhe të afërm të tij do të jenë pjesëtarët e mundshëm të kabinetit të ri?
Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i New York City dhe mbështetës i fuqishëm i Trump, mund të jetë Prokurori i ri i Përgjithshëm, sugjeron Euronews.
Ndërsa ish-Guvernatorja e Alaskës dhe kandidatja zv.presidente Sarah Palin mendohet se do të jetë sekretarja e punëve të brendshme.
Aenator i Alabama, Jeff Sessions, një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trumpit në Kongresin Amerikan, mendohet se do të ketë një nga rolet e rëndësishme të kabinetit Trump – ndoshta sekretar i mbrojtjes.
Neët Gingrich, pritet te emërohet ne postin e Sekretarit të Shtetit, ndërsa Guvernatori i New Jersey, Chris Christie, popullariteti i të cilit ka rënë pas skandalit “Bridgegate”, është gjithashtu një emër i mundshëm për vendin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Në fund, menaxheri fushatës presidenciale të Donald Trump, Kellyanne Conway besohet se do te jete këshilltari i lartë i presidentit pranë Shtëpisë së Bardhë./ Tv Klan