Policia e Shtetit njoftoi këtë të premte arrestimin në Gjermani të Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbi Garden”, në kontenierin e së cilës u gjetën plot 613 kilogramë kokainë.
38-vjeçari u arrestua në një provincë të Dusseldorf-it. Burime për ABC News thonë se ai kishte ndryshuar identitetin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.
Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.
Burime nga grupi hetimor pohojnë për ABC News, se dy javë më parë në Berlin të Gjermanisë kishin shkuar oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre, bënë të mundur lokalizimin e më pas prangosjen e Arbër Çekaj./tvklan.al