Aktualitet

“Daku çkemi”. Trafiku i drogës, ja kodet që përdorte nipi i Enver Hoxhës n


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:28 - 30/03/16 |
b.f

Pjesë e dosjes në pritje të gjykimit te Krimet e Rënda janë edhe personazhe VIP si Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, si dhe dy

shtetas kolumbianë. Sipas dosjes, një kopje e të cilës është siguruar nga gazeta “Panorama”, organi i akuzës ka siguruar përgjime

telefonike, vëzhgime ambientale dhe prova shkencore të përbëra nga aktekspertime të ndryshme për përfshirjen e të pandehurve në

procesin e trafikimit, të prodhimit e përpunimit të lëndëve narkotike.

30/2016 Përgjimet/ “Xibraka”, zbardhen kodet që përdorte nipi i Enver Hoxhës

http://ëëë.panorama.com.al/pergjimet­xibraka­kodet­qe­perdorte­nipi­i­enver­hoxhes/ 2/9

Disa nga të pandehurit janë “kryqëzuar” nga kuponët tatimorë që kanë mbajtur për blerjen e solucioneve të ndryshme kimike që shërbenin

për përpunimin e kokainës, e cila futej në Shqipëri në gjendje të papërpunuar.

Referuar bisedave të përgjuara nga ana e Prokurorisë, të pandehurit i referohen me “ata shokët” kur e kanë fjalën për dy shtetasit

kolumbianë. Sipas Prokurorisë, i pandehuri Ermal Hoxha përdorte emrin “Shkodër” kur i referohej destinacionit “Elbasan”. Ndërsa për Genci

Xhixhën, të pandehurit i referoheshin me “i shëndoshi”, ose “daku”.

DOSJA E PROKURORISE

Nga aktet e këtij hetimi rezulton se në datën 17.12.2014 ka mbërritur në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion nga ana e

autoriteteve gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Nga hetimi i kryer përmes përgjimeve telefonike dhe vëzhgimeve, rezultoi se shtetasi Ilir Hyseni, pas mbërritjes në Shqipëri, kishte kontakte me shtetasin Kastriot Imeri. Në vijim të veprimeve të tij, Ilir Hyseni, përveç kontakteve me Kastriotin, nisi të kishte kontakte edhe me shtetasin Ermal Hoxha, përdorues i numrit celular 06xxxxx 949./ Panorama.al

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas