Dakota Johnson nuk mund të zgjidhte shoqëruese më të mirë për premierën amerikane të ‘Suspira” një film nga Luca Guadagnino ku ajo është protagoniste.
Vajza e Melania Griffith ka parakaluar në tapetin e kuq përkrah gjyshes së saj Tippi Hedren 88 vjeç, ikonë e kinemasë dhe muza e Hitchcock, që e ka zgjedhur atw për filmat ‘The Birds’ dhe ‘Marnie’.
Elegante dhe në formë të shkëlqyer, Hedren ka sfiluar krenare pranë mbesës së saj, e cila ka ndjekur me sukses gjurmët e saj.