Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dako u hetua edhe për tenderin e një shëtitoreje, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë

2023/06/06 at 8:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dako u hetua edhe për tenderin e një shëtitoreje, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me arrestimin e Vangjush Dakos. Ish-kryebashkiaku i Durrësit,  u dorëzua në drejtorinë e Policisë së Tiranës pasditen e së martës, pasi Gjykata e Posaçme firmosi një urdhër-arrest ndaj tij të lëshuar nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Bashkë me Dakon u arrestuan edhe pesë zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit si dhe një ndërtues, ndërsa tre nëpunëse gra u lanë me masën e arrestit shtëpiak.

Urdhër-arresti për Dakon u lëshua pas hetimeve të kryera për dy çështje të ndara; E para lidhet me zbardhjen e lejes së ndërtimit të një pallati në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar. Ndërsa çështja e dytë sipas BIRN lidhet me tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare.

Një burim në dijeni të hetimit i tha BIRN se kallëzimi për tenderin e shëtitores ishte bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

Vangjush Dako është kryebashkiaku jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019.

Vangjush Dako u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Durrës në zgjedhjet e vitit 2007 me një diferencë prej rreth 350 votash. Në dy zgjedhjet pasuese Dako e zgjeroi këtë diferencë dhe në zgjedhjet e vitit 2015 siguroi 13700 vota më shumë se sa kandidatja e opozitës. Si drejtues politik i qarkut të Durrësit për socialistët, Dako qe faktor kyç edhe në fitimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 nga mazhoranca e kryeministrit Edi Rama.

Por këto rezultate zgjedhore të ish-kryebashkiakut të Durrësit u shoqëruan me akuza nga opozita, që  akuzoi Dakon për përfshirje në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në qark. Akuzat për Dakon u bënë më konkrete, kur ai rezultoi i përgjuar në një sërë bisedash me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli si pjesë e hetimit të njohur si “Dosja 339”, ata akuzohen dhe u gjetën fajtorë në Gjykatën e Posaçme për një sërë akuzash përfshi trafik narkotikësh.

Dokumente hetimore dhe përgjime të siguruara nga BIRN dhe të publikuara në Janar 2019 ngritën dyshime se anëtarët e grupit Avdyli u përfshinë në blerje votash në ndihmë të Dakos gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017.  Dako i ka mohuar akuzat. Madje në një intervistë televizive në emisionin ‘Opinion” ai pretendoi se ishte i pastër. “I shikon këto duar ti, janë akullore këto”, tha Dako duke iu drejtuar një prej bashkëbiseduesve gjatë një bisede në tetor 2018.

Prokuroria pati njoftuar hetime ndaj Dakos për tjetërsimin e votave në vitin 2017, por rezultati i hetimeve nuk u mor vesh asnjëherë. Më herët në vitin 2016 Dako u përfshi në lirimin kontravers të Lulzim Berishës, i njohur si kreu i bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza.

Në korrik 2019 Dako u vendos në listën e personave “non-grata” nga Departamenti i Shtetit. Sipas njoftimit të shpërndarë atëherë, Sekretari i Shtetit e vendos këtë sanksion: “Kur ka informacion të besueshëm që zyrtarë të huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose në kanë dhunuar të drejtat e njeriut”. Dako e cilësoi ndëshkimin si të papritur.

Në dukje ai është tërhequr nga politika aktive, por opozita ka pretenduar se ai ka qenë i përfshirë dhe vijon të ishte drejtues i fshatave të socialistëve në qytetin e Durrësit përfshi edhe në atë të 14 majit. Kryeministri Edi Rama, i pyetur për qëndrimin ndaj Dakos pas shpalljes së tij “non grata”, i premtoi publikisht miqësi të përhershme. “Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë miku im”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth/Ja cila është pista kryesore e hetimeve
Kronikë

Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth/Ja cila është pista kryesore e hetimeve

28 Shtator, 2023 10:47 am
Megaoperacioni policor, kush e vrau Çajup Selimin në 2021 në Tepelenë (Emrat)
Kronikë

Megaoperacioni policor, kush e vrau Çajup Selimin në 2021 në Tepelenë (Emrat)

28 Shtator, 2023 10:47 am
Rrumbullaku detaje për megaoperacionin: Janë zbardhur 6 vrasje, autorë grupi kriminal i Laert Haxhiut
Kronikë

Rrumbullaku detaje për megaoperacionin: Janë zbardhur 6 vrasje, autorë grupi kriminal i Laert Haxhiut

28 Shtator, 2023 10:33 am
Zgjerimi i forcës bërthamore koreanoveriore do parashihet edhe me ligj
Bota

Zgjerimi i forcës bërthamore koreanoveriore do parashihet edhe me ligj

28 Shtator, 2023 10:20 am
“I hoqën gishtin e vogël me thikë,i hoqën rrobat dhe..”,2 gra ukrainase rrëfejnë për 280 ditët e mbajtura robër nga Rusia
Bota

“I hoqën gishtin e vogël me thikë,i hoqën rrobat dhe..”,2 gra ukrainase rrëfejnë për 280 ditët e mbajtura robër nga Rusia

28 Shtator, 2023 10:16 am
Lëshohen 16 urdhra-arreste/Vrasje në Shqipëri dhe Greqi, zbulohet bilanci i krimeve të bandës së Laert Haxhiut
Kronikë

Lëshohen 16 urdhra-arreste/Vrasje në Shqipëri dhe Greqi, zbulohet bilanci i krimeve të bandës së Laert Haxhiut

28 Shtator, 2023 9:58 am
OSHEE publikon oraret dhe zonat në Tiranë që do mbeten pa energji elektrike
Aktualitet

OSHEE publikon oraret dhe zonat në Tiranë që do mbeten pa energji elektrike

28 Shtator, 2023 9:43 am
Policia po e ndiqte pasi qëlloi me armë në ajër, shqiptari godet me sëpatë efektivin në Greqi
Politikë

Policia po e ndiqte pasi qëlloi me armë në ajër, shqiptari godet me sëpatë efektivin në Greqi

28 Shtator, 2023 9:33 am
Megaoperacioni policor, ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut
Aktualitet

Megaoperacioni policor, ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut

28 Shtator, 2023 9:32 am
Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë
Rajoni

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë

28 Shtator, 2023 9:11 am
Para
Dy mbledhje grupi të PD-së, ja deputetët e pranishëm te Berisha dhe te Gazment Bardhi

Berisha: Urdhër-arresti i Dakos u firmos para 4 ditësh, Rama e bllokoi

“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit

Urdhër-arresti për Dakon, Artan Hoxha: Di shumë gjëra për ata lart, nëse pendohet...

Babalja/ Shtyhet gjyqi, Salianji: Kërkova përjashtimin e gjyqtares

Arrestimi i Dakos, Salianji: Personazh i errët i politikës, SPAK të “godasë” sërish

TE FUNDIT

Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth/Ja cila është pista kryesore e hetimeve

Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth/Ja cila është pista kryesore e hetimeve
28 Shtator, 2023

Vazhdojnë hetimet në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit, Fatjon Dervishi në katund të Sukthit. Organet ligjore janë në pritje të...

Lexo më shumë

Megaoperacioni policor, kush e vrau Çajup Selimin në 2021 në Tepelenë (Emrat)

Megaoperacioni policor, kush e vrau Çajup Selimin në 2021 në Tepelenë (Emrat)
28 Shtator, 2023

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin e koduar...

Lexo më shumë

Rrumbullaku detaje për megaoperacionin: Janë zbardhur 6 vrasje, autorë grupi kriminal i Laert Haxhiut

Rrumbullaku detaje për megaoperacionin: Janë zbardhur 6 vrasje, autorë grupi kriminal i Laert Haxhiut
28 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me megaoperacionin e...

Lexo më shumë

Zgjerimi i forcës bërthamore koreanoveriore do parashihet edhe me ligj

Zgjerimi i forcës bërthamore koreanoveriore do parashihet edhe me ligj
28 Shtator, 2023

Koreja e Veriut e ka rregulluar edhe me ligj zgjerimin e forcës së saj bërthamore. Ligjvënësit koreanoveriorë e kanë miratuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com