Pas publikimit në media të fotove të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako në një takim elektoral, ka reaguar kandidati i PD, Luan Hoti.
Htoti shkruan në rrjete sociale se Dako kërkon të shndërrojë Durrësin në non grata. Kandidati demokrat thotë se do të luftojnë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’i shërbejë vetëm atyre.
Postimi i Hotit:
Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako.
Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre!