Falë informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit Numër 4 në kryeqytet, kanë finalizuar sot rreth orës 15:30 operacionin “Kodër Derje”, duke bërë të mundur zbulimin e një parcele me kanabis.
Bëhet fjalë për rreth 750 rrënjë, të zbuluara në vendin e quajtur Kodra e Derjes, në Dajt.
Aktualisht po punohet për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve. /tvklan.al