Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që po korr shumë sukses dhe në arenën ndërkombëtare të muzikës.
Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri e cila numëron disa hite. Ndërsa së fundmi ka habitur me deklaratën e saj, teksa ka folur në lidhje me depresionin dhe ka rrëfyer dhe eksperiencën personale.
Këngëtarja ka publikuar një shkrim të aktores Jada Pinket Smith, e cila ka rrëfyer pasojat që sjell depresioni duke përmendur vetëvrasjet e ndryshme që kanë ndodhur në showbiz. Sakaq, këngëtarja ka postuar disa shkrime ku shprehet: “Shumë gjëra për të cilat familja dhe fansat e mi nuk e kanë menduar kurrë se i kam kaluar”.
Ndërsa në postimet e tjera, këngëtarja ka disa këshilla për fansat: “Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”