InstaBIZ

Dafina Zeqiri ka nisur bashkëjetesën me të dashurin e ri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 31/10/15 |
root

Dafina Zeqiri është në lidhje me një djalosh nga Republika Domenikane të quajtur Jose. Çifti është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por së fundi thuhet se kanë nisur bashkëjetesën. Burime pranë këngëtares tregojnë se Dafina dhe Jose kanë vendosur të jetojnë bashkë, madje djaloshi thuhet të ketë vendosur edhe të transferohet në Kosovë, për të ndjekur të dashurën e tij. Pavarësisht tymnajës së madhe të thashethemeve, Dafina ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje, e mesa duket kjo është e qëllimshme. Andi, një nga menaxherët e këngëtares, i pyetur nga “Bluetooth” për bashkëjetesën e Dafinës me të dashurin e saj Jose, ka thënë se, “Nëse dikush ju ka dhënë këtë lajm, atëherë nuk do të nevojitej konfirmimi. Nëse ju duhet përgjigje, sinqerisht nuk di si t’ju përgjigjem”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas