Raportet mes Dafina Zeqirit dhe Tunës kanë qenë gjithmonë të ‘nxehta’. Dy këngëtaret e njohura Dafina Zeqiri dhe Tuna, dikur ishin shoqe të ngushta madje kanë rezliauar edhe një produksion bashkë, këngë e cila pati shumë sukses, por prej vitesh kanë raport të ftohtë. Edhe pse asnjë prej tyre nuk ka dhënë asnjë shpjegim, asokohe flitej në media se konflikti mes tyre nisi për një mashkull. Por, Dafina duket se pas ndarrjes me Tunën I ka shpeshtuar kontaktet me ish të dashurin e saj Cozman.
Dafina ka komentuar në foton e Cozman, ku i uron përzemërsisht ditëlindjen vëllait të reperit. Gjesti i saj ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar se Daffy ka nisur miqësinë me reperin vetëm pasi ky i fundit u nda nga Tuna. Madje, disa prej komentuesve e kanë cilësuar urimin e Dafinës edhe si “thumbin” e saj të radhës për ish-shoqen e saj.