U bë disa kohë që këngëtarja Dafina Zeqiri, është zhvendosur drejt SHBA-ve ku po përpiqet të ndërtojë një karrierë atje. Por prej disa kohsh Dafina është në një marrëdhënie, edhe pse ajo ka preferuar ta mbajë më shumë për vete këtë lidhje. Jose është partneri i këngëtares prej shumë kohësh, dhe së fundmi Dafina është bërë disi më aktive në postimet për të.
Ajo ka publikuar një fotografi dhe një video në llogarinë personale në Instagram, ku zbuloi publikisht të dashurin. Dyshja duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit ndërsa këngëtarja i shoqëroi imazhet me mesazhin “Të dua”.