Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se nëse në dialogun Kosove-Serbi përfshihen SHBA-të, atëherë Beogradi do të thërrasë Rusinë.
“Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”, ka thënë Daçiç për një portal serb, shkruan ‘B92’.
Daçiç theksoi se Beogradi do të jetë plotësisht i përkushtuar për dialog, vetëm atëherë kur Kosova të heqë taksën.